Grupi i futbollistëve të Italisë është përcaktuar, rreshtimi ende jo. Gjatë ndeshjeve miqësore të zhvilluara pas shortit të Europianit, përfaqësuesja italiane është vendosur me disa skema, duke hequr dorë nga 4-3-3.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit Mars u pa 3-4-2-1, që solli rezultate interesante sipas “Gazzetta dello Sport”.
Në stërvitjet e fundit në Coverciano u provua edhe 4-2-3-1 që më pas u vendos në praktikë në miqësoren me Turqinë, sfidë që përfundoi pa befasuar kundërshtarin.
Në këtë takim gjatë minutave të fundit, italianët u rreshtuan 3-5-2, ndoshta një mënyrë për t’u përballur me Shqipërinë në 15 Qershor në Dortmund.
Por më parë Italia do të luajë edhe një tjetër miqësore të dielën me Bosnje-Hercegovinën. Prej aty Luciano Spalleti do të ketë më të qartë se si do ta nisë Europianin, duke u mbështetur te lojtarët më në formë.
S'KA ASNJI SHANC - ME VJEN KEQ PER ITALINE POR KA ME E HUMB EDHE SPALETEN E FUNDIT
Spaleti nuk ka qënë kurrë i dështuar me të gjitha skuadrat që ka drejtuar , është ndër trajnerët më të mirë në botë . Shqipëria kundër Italisë është sikur të luajë Kamza kundër Partizanit .