Nga Fatjon Baze
Kombëtarja shqiptare po kalon një moment fantastik në prag të nisjes së ndeshjeve të fazës së grupeve të “Euro 2024”.
Atmosfera tek kuqezinjtë paraqitet shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë shfaqur të karikuar në çdo seancë stërvitore, duke shfaqur impenjim dhe seriozitet maksimal në çdo moment.
Për të analizuar këtë moment të Kombëtares ka folur në një prononcim për gazetarin e Gazetës TemA Fatjon Bazen, ish sulmuesi i spikatuar i Shqipërisë Altin Rraklli.
Rraklli ka analizuar për Gazetën TemA gjëndjen që po kalon ekipi dhe shanset që kuqezinjtë kanë për të bërë mrekullinë në grupin B ku bëjnë pjesë kombëtaret më të forta të Europianit si Italia, Spanja dhe Kroacia.
“Në fakt duke u nisur nga ndeshjet e fundit miqësore nuk është se mund të jap ndonjë ide të saktë për gjendjen aktuale sepse dhe kundershtari i fundit ishte shum i lehte.
Megjithatë uroj shumë që të gjithë aktorët të jënë në gjendje perfekte fizike, sepse shpirtërore besoj se e kanë, veçanerisht lojtarët që kanë pak minuta me ekipet e tyre.
Shanset për të kaluar janë shumë të vështira për të qenë realist. Por në rrethana të veçanta jo të pamundura. Nëse do vendosemi shumë mirë mbrapa mos t’i lejojmë asnjë hapesirë kundërshtarit dhe vete t’i shfrytesojmë në maximum rastet që do na jepen, atehere do kemi një mundesi që ta kalojm grupin”, shprehet Altin Rraklli.
Në vijim i pyetur se kush duhet të jetë objektivi i Kombëtares shqiptare në këtë Europian dhe kush është pika me e fortë e kësaj skuadre të ndërtuar nga trajneri Silvinjo, Rraklli thekson:
“Si skuader modeste dhe e re ne këtë kompeticion duhet të kërkojm te tregojm krakter dhe personalitet. Kjo në mënyrën që do të prezantojmë veten e që do të na shërbejë për të ardhmen. Ky duhet të jetë një objektiv.
Patjetër që grupi është grupi është forca kryesore që ka kjo Kombëtare pa lënë mënjanë edhe kualitetet individuale në raste të veçanta”, shtoi Rraklli,
Në fund i pyetur se sa beson që Shqipëria mund të bëjë mrekullinë në këtë grupi ai tha:
“Unë gjithmonë me zemer mendojë se do arrijmë të marrim maksimumin, por mendoj dhe ftohte e realist që në finale përballesh me më të fortët dhe patjeter që shpresa për të kaluar grupin bëhet dhe më e vakët normalisht”, përfundoi Altin Rraklli.
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë këtë të premte miqësoren e fundit dhe më pas më datën 8 qershor do të niset për në Gjermani, si skuadra e parë që mbërrin për finalet e Euro 2024, për t’u akomoduar në Kaiserau Sportcenter, aty ku do të qëndrojë përgjatë gjithë turneut. (TemA)
Parashikimi im: Nese do mund te mbrohen mire per 30-45 minutat e para, do shtohen mundesite, pasi kundeshtare tane do te frustrohen. Atyre nuk u falet te mos marrin 3 pike me ALB, cdo rezultat tjeter per ta do ishte deshtime. Strategjia, mendimi im modest, do ishte mbrojtje me shanse per Brojen ne kundersulm, mbajtje topi dhe terjeqje kundeshtaresh per ti dhene frymemarrje mbrojtjes. Vetem keshte mund te perfitojme nga nervozizmi e mungesa e disiplines se kundeshtarve
Synimi i Shqiperise per europianin eshte te mos humbe me shume se 0-3 ne te gjutha ndeshjet. Po beme ndonje gol do ishte bonus i madh.
Une jam me optimist. Skuadra ka me siguri ne mbrojtje se ne 2016. Eshte me e organizuar, me teknike dhe ka me shume alternativa. Nuk eshte as Italia, Spanja dhe Kroacia e diteve me te mira. Italia e sotme nuk eshte skuader me e forte se Cekia. Edhe kur na kane mundur, nuk kane bere ndonje gje. Kane vendosur momentet qe kesaj radhe mund te jene ne favorin tone. Broja eshte lojtar i paparashikueshem dhe me Brojen ne fushe luajme gjithmone per 3 rezultate, pavaresisht nga kundershtari.
Broja eshte lojtar i mire oor nuk mundet te shenoje nese nuk i pasojne topin.Mitaj eshte super lojtar.po te kishim 10 te tille shqiperia fiton europianin.
Uroj te jem gabim! Tre humbje 0-2 1-3 0-3
Me ndeshjet e fundit në kualifikuese dhe në dy ndeshjet e fundit miqsore edhe pse me skuadra modeste.paçka se mund të kemi fituar,loja ka qene e dobët në mesfushë dhe në mbrojtje nga krahu i Hysaj,që për mua ky nuk duhet të jetë,sebën vetëm gafa,pasa mbrapa dhe paralele dhe kur bën gjoja ndonjë dalje përpara,del gjithmonë ‘huq’,shkurt është kot. Ne nuk fitojme ndaj kundershtareve që kemi në grup,por nëse luajmë fort në mesfushë për topin e parë dhe t’arrijme t’a zotërojmë atë siç duhet,të paktën të paraqitemi denjësisht dhe të dalim me kokën lart nga fusha edhe nëse nuk fitojme. Edhe Lihteshtejne edhe Azerbajxhiani.luajtën fort dhe mirë,paçka se u mundën dhe lanë mbresa dhe kënaqesi për tifozet e tyre. Bile nëse Strakosha nuk do të priste sic priti,sepse ishte më i miri ne fushë,Azerbajxhani ishte më lart teknikisht e taktikisht,duke gabuar vetēm në finalizin dhe mund dhe e meritonte më shumë fitoren. Nuk kapëm top,sikur në fushë të ishte Spanja,jo një ekip modest,aq lart ishin teknikisht në raport me ne. Tek ne Bajrami ,Mitaj e Ramadani ,por dhe Hoxha,kur kishin topin ,krijonin epërsi,se dinë ta mbajne topin dhe ta qarkullojne,por vetëm kaq, Përqëndrimi duhet në mesfushë i forcave me lojtar mesfushor shkatërrues ,që luftojnë fort e shtyjnë topin përpara.
Cfare momenti fantastik mor Fation djali, ata hala luajne me frike ne zemer. Pasoje shpejt, mos te me mbetet mua faji!!! Loni
Loja me azeret, nje loje idiote!