Shqipëria fiton bindshëm edhe miqësoren me Azerbajxhanin, gati për Europianin

7 Qershor 2024, 20:53Sport TEMA
Shqipëria fiton bindshëm edhe miqësoren me Azerbajxhanin, gati

Ishte një fitore spektakolare, në sfidën e fundit përgatitore para nisjes së Kampionatit Evropian të futbollit.

“Legjionarët” e Kombëtares sonë nuk kanë gabuar pasditen e kësaj të premteje, në “Haladas Sportkomplexum”, teksa kanë mundur me rezultatin bindës, 3 me 1, ndaj përfaqësueses së Azerbajxhanit.

Dominimi i “Kuqezinjve” u duk që në fillim, me “fantazistin”, Nedim Bajrami, i cili gjeti rrugën e rrjetës, që në minutën e 11’-të falë një “perle” nga jashtë zone, megjithatë golat e tjerë nuk do të vinin deri në fund, ku në të 81’-tën, Manaj çoi shifrat në 2 me 0, ndërsa Laçi shënoi të tretin vetëm 7 minuta më vonë, për t’i lënë më pas vendin golit të kundërshtarëve, me Gurbanli, që tundi rrejtën e Strakoshës, për të “vulosur” gjithçka.

Tashmë, Kombëtarja do të fillojë përgatitjet, për sfidën e parë hapësë, të Kampionatit Evropian të futbollit, ku mbrëmjen e 15 qershorit do të ndeshet, me “Të Kaltërit” e Italisë, në një sfidë historike, në arenën mitike të Dortmundit, “Signal Iduna Park”.

6 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

    Po po fiton bindshem , po ne pjesen e dyte kundershtari kishte raste flagrante , dhe nese perballe do kishim Italine a Kroacine a Spanjen do kishim ngrene nja 4 gola. Problemi eshte se nuk zgjodhem per miqesore skuadra te nivelit te larte dhe keto fitore jane te genjeshtra.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi plak

      Nashi ishte miqesore ne shi dhe lojtaret nuk donin te rrezikonin demtime por po luajtem keshtu pepinot do na hane dreket.Nuku e kuptoj se kur je afer zones se rreptesise se kundershtarit pse duhet ngethyer topi prapa 100 m tek portieri yt?!!!ne kete menyre ia gatit kundershtarit aksionin me duart e tua .

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Hysaj eshte jo ne forme te mire fizike ,po te jete keshtu edhe me Italine e kemi punen keq,aty ne ate krah do jete Chiesa e Di marco,dhe Hasani me nje Hysaj keshtu nuk i ngelet shume force te sulmoje, e jane qe te dy me pak minuta ne ndeshje te luajtura,uroj te gabohem por me mire te mos rrezikojme me Hysajn qe ne fillim,dyshja e mire do ishte Balliu Hasani me Ismailin duke mbajtur me me kujdes ate zone.Kurse Seferi me nje Arber Hoxha ne ate gjendje fizike rrezikon seriozisht ate vend ta nise si titullar,sidomos Arbri ka nje agresivitet qe te karikon,sot ishte me i miri bashke me Barjamin per mendimin tim!!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Analisti korrekt

          hysaj eshte nji nder Mbrijtsit me te rrezikshem per Porten tone ,sepse pothuj ne cdo ndeshje i fal topa kundershtarit per gol ! Eshte i mrre fund . Po kur vje verdall me top e nuk pson derisa ta humbi ! Ore lop , je mbrojtes . E more topin pasoje menjiher o te dhjefsha trut . Kn frik te beje perpar dhe ven nen presion Porten e vet ! Si ben sehir Silvinho kto skandale per Zotin s'e di . Asllaani duhet ul ne stol e ne vend te tij duhet Laci qe ka zemer te bej perpara , te sulmoj orgnizoj e bej gol madje. Loj sot ishte Skandal . Nuk dinin te mbanin topin ,te pasonin , te ndertonin nji aksion ,derkohe qe Kundershtari e qarkulllonte topin me pasime te sakta ,rrjedhshem ,pa asnji gabim duke zbritur me koncept loje dhe rrezishem , te qe ke te tanet s'e shikon asnjiher . Bjrami Dirigjenti ekipit golsheues. Arbri ishte Klas me vete por e tepronte pak me mbajtje e topit , Taulanti top Broja Asani oky . K shum eper te bere me ndryshimin e formcionit ndryshe veshtire do ta kemi . Port duhet te goditet s me shpesh ne distance kjo duhet te jet Arm jone e Fitores asgje tjeter

          Përgjigjjuni
        2. I
          Ilir

          Italia nuk eshte si Azerbaxhani dhe me kete loje qe pam sot duhet te jemi realist shanset jane zero dhe per barazim.Asani dhe Broja per 45 minuta kot ishin ne fushe vetem si numur dhe Seferi jashte pritshmerive.Ne pjesen e dyte Hoxha dalloi nga tectjeret dhe Bajrami pjesa tjeter ishin thjesht lojtar per te plotesuar numurin.Nga keto ndeshje Muci,dhe Hoxha duhet te jen ne formacion me Italine.Hysaj skandaloz sot

          Përgjigjjuni
          1. A
            Albtifoz tironc

            Po Pjeter, dhe une keshtu mendoj! Krahu yne i djathte eshte me i dobti. Te dy Asani dhe Hysaj jane jashte forme. Me Kilin ne ate krah i pesuam golat. Dhe me Armenine apo Faraoe Islands ky krah qe mjaft dobet. Do zoti trajneri ben zevendesimet e duhura per te dy. Fundja, ose Arber Hoxha ose Seferi te kalojne djathtas, por dhe Manaj e ben kete rol. Balliu vertet mund te jete zgjidhja e duhur ne mbrojtje.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje