Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho foli për emisionin “KUQEZI” në SuperSport 2 pas fitores 3-1 në miqësoren e fundit kundër Azerbajxhanit përpara fillimit të Euro 2024.
“Sa i përket kësaj periudhe, unë jam i kënaqur. Jemi në fazë përgatitjesh. Kanë ardhur lojtarë me 50 ndeshje, të tjerë me 2 ndeshje. Por edhe lojtarë të dëmtuar. Të gjithë kanë bërë shumë mirë, rezultati nuk ka rëndësi.
Strategjia e lojës? Kjo periudhë nga tani e tutje do i dedikohet strategjisë së ndeshjes me Italinë. Deri tani kishte rëndësi puna dhe menaxhimi i lojtarëve, gjithashtu forma e tyre.
Formacioni titullar me Italinë? Nuk e di… Na presin 7 ditë shumë të rëndësishme për t’u stërvitur e punuar. Nuk mund të them nëse do e nisim me formacionin e sotëm ndaj Italisë, apo me një formacion tjetër.
Broja-Asani? T’i propozojmë presidentit të bëjmë një darkë me ish-lojtarët e Kombëtares. Broja dhe Asani vijnë me pak ndeshje. Asani nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare nga janari deri tani. Ka rëndësi për të të luajë dhe të kapë ritmin.
Ai është stërvitur mirë, por nuk luan prej janarit, hiq miqësoret e marsit. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. E zëvendësova sepse donim të provonim diçka tjetër”.
Kam pershtypjen se (ndoshta edhe gabohem ) ngaqe vet k lujtur Mbrojtes e njef mir Mbrootjen por edhe Sulmin - i mungon i kendveshtrim i duhur per Mesfushen ! E them kte sepse Mesfush jone eshte Inekzistene ne cdo takim total inktive ne duart e Kundershtarit ne cdo Ndeshje dhe kjo eshte nji Minus i Madhe per Europinin nqs Traineri nuk bend ndryshime . Per mua , un jam trainer vet ktu e Europe duhet te ndroj kt Lojtare per Formcionin e pare : Ne mesfushe duhet te ulet ne stol Asllani e ne vend te tij te Laci , te uli ne stol Ramadanin se eshte dukshem i lodhur , ne vend te tij te fusi Mucin ose Arberin dhe Hysaj patjeter seepse me mbjtjen kot te topit ,dhe kthimet gjithmo te topit pas ,ke Portieri na rrezikon seriozishte ,madje shpesh ja jep topin Kundershtarit per Gol . Silvvhino duhet te jet me i sakte ne analizat e ndeshjes dhe Formacionit ne Hamburg ndryshe Eurforia e mos te parit gabimet e Mesfushesh mundet te pesojme . Nuk e di se si i Analizojne Lojtaret nji nga nji mbasi Kontrollojne e Analizojne ndeshjen . Hysaj, Asllani.Ramadani. Manaj duhet te pushojne e stol .Jane pa Rediment ne fushe
Shume sakt: Hysaj, Ramadani, Asllani dhe Asani duhet te jene ne stol. Laci, Balliu, Arberi dhe Muci jane lojtaret qe ne na duhen ne formacion. Verte problemi yne eshte mesfusha. Biem ti bime, pa asnje lidhje apo llogjike. Kemi patur dikur Demollarin, Cim Mucen apo Sul Memen qe benin kete lidhje midis mbrojtjes dhe sulmit. Na mungon shume nje lojtar i tipit Modric, Platini, apo Xhaka ne mesfushe. Laci dhe Muci jane per momentin me te miret qe kemi ne mesfushe, qe luajne rregullisht ne ekipet e tyre, dhe do ishte nje verberi te mos aktivizohen.