Pas fitores 3-0 në miqësoren e parë përballë Lihtenshtejnit, Kombëtarja shqiptare luajti mbrëmjen e sotme përballë Azerbajxhanit në provën e dytë para nisjes së EURO 2024. Sfida e zhvilluar në “Haladás Sportkomplexum” të Hungarisë, përfundoi me fitoren 3-1 të kuqezinjve.
Ajo ç’ka ra në sy më së shumti në këto 2 miqësore nuk ishin fitoret, por mungesa e Mirlind Dakut në fushë. Edhe pse ai e mori ftesën nga trajneri Sylvinho për të qenë pjesë e Euro 2024, sulmuesi nga Gjilani nuk luajti asnjë minutë në asnjë nga miqësoret.
Pikërisht për situatën e Mirlind Dakut ka folur vetë trajneri Sylvinho. Ai thotë se problemi i vetëm ishte numri i zëvendësimeve, por edhe kërkesa e Mitajt dhe Gjimshitit për t’u zëvendësuar bënë që Daku të mos merrte minuta as sot.
“Daku? Për fat të keq, prej dy muajsh kishim planifikuar këto miqësore dhe kërkuam që të bënim 11 zëvendësime, por UEFA nuk na lejonte dhe janë 6 zëvendësime dhe nuk bëhet. Pastaj në dhomat e zhveshjeve pamë që Gjimshiti dhe Mitaj ishin pak të lodhur dhe kërkuan zëvendësim dhe të ndryshon gjithçka.
Daku është një lojtar që ishte për të hyrë, sot duhej të hynte në fushë 20-30 minuta. Por problemi ishe ky. Pastaj pamë që ndonjë lojtar kishte ndonjë të papritur dhe për fat të keq nuk luajti. Programi ishte që të hynte në fushë, ai është lojtar që te ne ka mundësinë të bëjë diferencën, është i fortë, në zonë bën luftë. Më vjen keq për të për zëvendësimet”, u shpreh Sylvinho.
Rregullat dhe Traineret rrespektohen gjithmone edhe kur ato s'jan te pranueshme . Gjithcka mundet te jet edhe nji Taktik e Trainerit Silvinho duke mos e ekspozuar Dakun e ruajtur si nji "Geheim Waffe" kunder Italise . Eshte koha e Taktikave por edhe e Trainerit Inteligjent . Eshte momenti te ruajm Qetesine ,ate virtyt qe karakterizon Kombin Shqiptare e Shekuj . Durimin . Daku eshte e zemrat e gjithe Shqiptareve ,per Shpirtin e tij Shqiptare ,dhe mundet teb jet ai qe do bej diferfencen mes Aludimeve ne takimin me Italine . Mrrsho Dak Shqiptari ,gjith shqiptaria te mbeshtet pe zermen tende Kuq e Zi
Eshte me se e vertete. Tekstualisht po mendoja te njejten gje per Dakun. Nuk me duket budalla Silvinho. Po e ruan si aset. Me shume gjasa: Broja , Hoxha, Daku , Manaj ne te dyten. Ku I dihet , ndoshta qellojme ne shenje. Suksese Kombetares. Mezi po presim.
Broja , Hoxha majtas, Daku djathtas, me Manajn opsion ne te dyten do te ishte vertet sulmi IDEAL!!! Do zoti brazilioni yne e ka kete mendje (ose e lexon ketu.....ha ha ha). Asani dhe Hysaj duhet te jene ne stol, biles te mos i veshin kepucet fare. Krahu djathte eshte problematik per momentin. Krahu majt eshte jo keq. Mesfusha do Lacin dhe Mucin brenda se jane mjaft superior ndaj Ramadanit dhe Asllanit. Ata portieret i kemi nen mesataren dhe do zoti nuk vete puna te ata per te na shpetuar. Te na rroje Gjimshiti, i cili eshte 70% e ekipit!!!