Kroacia është për tu pasur frikë, mund Portugalinë përpara se të shkojë në Gjermani

8 Qershor 2024, 21:08Sport TEMA
Kroacia është për tu pasur frikë, mund Portugalinë

Spanja dhe Italia kanë marrë vëmendjen kryesore në opinionin sportiv shqiptar, por Kroacia po tregon se është ajo kundërshtari për t’u pasur frikë në grupin B. Kombëtarja ballkanase po kalon një formë mjaft të mirë në prag të EURO 2024-s.

Pasi fitores 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut pak ditë më parë, kroatët kanë mposhtur edhe Portugalinë.

Kroacia ka fituar me shifrat 1-2 miqësoren e sotme ndaj luzitanëve.

Ndeshja u zhbllokua herët. Ishte Luka Modriçi ai që shënoi golin e parë të takimit, teksa në minutën e 8 u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Portugalia u kundërpërgjigj në minutën e 48. Goli i Zhotës krijoi përshtypjen se ishte pikënisja për përmbysjen e rezultatit, por kjo ide u shua shumë shpejt.

Vetëm 8 minuta më vonë Budimiri e dërgoi topin me kokë në rrjetë dhe fiksoi shifrat përfundimtare në 1-2 për Kroacinë.

3 Komente

  1. E
    E verteta dhemb........

    Tourkalvanoi beni gati kolotripida-n..... allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. a
      antipatrea

      Jo për gjë , po ne grekët do t'i shqyejmë në europian kroatët , italianët , anglezët e ç'të na dali përpara ... Vetëm mos o zot të na bien gjeorgjianët, se akoma po na dhëmb kolotripida ... ohohoh ...

      Përgjigjjuni
    2. L
      Loni

      Nga Kroacia nuk duhet të kemi frikë ne, nga Kroacia duhet të ketë frikë Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Spanja, e ndonjë tjetër, të gjitha këto që pretendojnë për të fituar titullin. Ne nuk kemi çfarë humbasim, ato tre ndeshje që kemi në grup do t'i bëjmë dhe më pas do kthehemi në shtëpi. Kaq janë mundësitë tona.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje