Mbappe te Real Madrid, drejtori sportiv i Bajern ngre alarmin: Të pangopurit për para po kthehen në gozhda të arkivolit të futbollit

9 Qershor 2024, 21:50Sport TEMA
Mbappe te Real Madrid, drejtori sportiv i Bajern ngre alarmin: Të

Transferimi i Kylian Mbappe nga PSG tek Reali i Madridit ka dominuar vëmendjen e merkatos së verës dhe përveç emocioneve apo zhgënjimit të krijuar nga lajmet, nuk ka munguar shqetësimi.

Ky është rasti i Max Eberl, drejtorit sportiv të Bajern Munchen, i cili paralajmëroi botën e futbollit për këtë lloj transferimi.

‘Gjithmonë mund të bëheni më të pangopur për para, por të gjithë ata që janë të pangopur për para gradualisht bëhen gozhdë në arkivolin e futbollit', deklaroi Eberl për Sueddeutsche Zeitung.

Eberl vijoj më tej duke deklaruar se kjo situatë nuk i jep shpresë pasi sipas tij paratë po largohen nga tregu dhe asnjë klub nuk përfiton prej tyre.  

Sipas tij përfitues mund të jenë lojtarët, familjet e tyre dhe agjentët por jo klubet. Menaxheri 50-vjeçar po punon me Bayern për të ndërtuar jnë ekip të ri pas emërimit në stolin e bavarezëve të belgut Vincent Kompany.

1 Komente

  1. B
    Boll eshte boll.

    Reali ka 4 vite duke u marre me nje cope jevg qe quhet Mpape (mbiemer qe nuk e lidh asgje me Francen e aq me shume me Parisin ku e quan veten parizien). Florentino Perez paguan miliona e miliona ne blerje shpesh here edhe deshtake duke shkaterron ekipet e tjera te futboliit e bashke me to edhe Akademine e Futbollit te Realit ku nuk kalom askush tek ekipi i pare multi rracor dhe nderkontinental me blerjet qe ben.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje