“Po t’i pyesësh serbët sot, janë bërë pishman që e zhvilluan ndeshjen në Leskovac”, Alliu: Kishin frikë e terrorit nga tifozët, por i vuri në terror Kombëtarja jonë

13 Tetor 2025, 12:48Sport TEMA
“Po t’i pyesësh serbët sot, janë bërë

Zhvillimi i ndeshjes në Leskovac hapi jo pak diskutime në opinionin sportiv, teksa më parë ishte bërë e ditur se loja do të luhej në Beograd. Ndryshimi i stadiumit mendohej se do të favorizonte më tepër Serbinë, por kjo nuk rezultoi e vërtetë. 

Ilirjan Alliu është shprehur në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN” se tashmë serbët janë penduar për zhvillimin e kësaj sfide në një stadium të vogël si ai Leskovacit.

“Sot po t’i pyesësh serbët që e kanë kërkuar ndeshjen në Leskovac, të jesh garant që janë bërë pishman. Ata e kërkuan me insistim ta bënin ndeshjen në Leskovac për shkak se dihej që presioni i madh mbi ta dëmtonte ekipin serb. Sepse nuk ke çfarë i bën Kombëtares së Shqipërisë. Do të mbrohet me patjetër, edhe me ushtri.

Nuk i ndodh asgjë futbollistëve atje, kur janë paralajmëruar nga një situatë e mëparshme. Por presioni nga 70-80 mijë tifozë që duan me patjetër të fitojnë me Shqipërinë, ata do t’i vinte në terror. Por fati e deshi që të shkonim në një stadium si Leskovaci dhe nuk i vunë tifozët e vetë në terror, i vuri Kombëtarja jonë në terror me atë rezultat që mori”, është shprehur Ilirjan Alliu.

2 Komente

  1. E
    E verteta qe dhemb!

    Kombëtarja jonë luajti kot komplet. Çunat tanë e humbisnin topin sikur luanim ne te lagja. Lojtarët tanë luanin pa lidhje dhe goli ishte thjesht një fat që I erdhi në këmbë Manajt. Serbët ishin komplet dobët gjithashtu. Nqs luajmë kështu edhe me Jordaninë mos u çudisni të hamë një gol kot dhe të ngelemi në vend numëro.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ushtari.

      Kot te te pyes.Ke pare ndonjehere futboll.?!Apo te kane thene se kur luajn 11 kunder 11 ne nje fushe te madhe quhet futboll.?!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje