Triumfi ndaj Serbisë, gazetari: Edicion historik për Shqipërinë edhe nëse nuk kualifikohet në Botëror

12 Tetor 2025, 13:37Sport TEMA
Triumfi ndaj Serbisë, gazetari: Edicion historik për

Gazetari sportin Fatjon Baze duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë, tha se ky edicion do të konsiderohet i suksesshëm dhe historik për kuqezinjtë, edhe nëse nuk ia dalin të kualifikohen në Botëror.

Baze e konsideroi si absurd kartonin e verdhë ndaj Rey Manajt, autorit të golit, pas festës me simbolin e shqiponjës. 

“Ishte një sukses historik dhe madhështor për përfaqësuesen shqiptare. Ky sukses pati një ndjenjë të veçantë dhe një festë të veçantë, për arsye se ka vlerë 10-fish në raport me një sukses më kombëtaret e tjera. Përfaqësuesja serbe s’është në ditët e saj më të mira.

Ky sukses i arritur në Leskovac, legjitimon edhe ato dy pikë që lamë në Tiranë. Është një sukses fantastik, sepse për herë të parë Shqipëria është shumë pranë kualifikimit në Kupën e Botës, edhe pse duhet një rrugë e gjatë dhe e mundimshme. Festa është legjitime. Do ta krahasoja me festën që kemi bërë pas suksesit me Greqinë. Por kjo është më e shijshme.

Kartoni i verdhë ishte absurd dhe jo korrekt, pasi ai s’bëri asgjë të paligjshme, s’theu asnjë rregull. Simboli i shqiponjës s’është në asnjë nen, apo gërmë të FIFA-s që s’duhet përdorur. Shanset për të kualifikuar janë relativisht të vështirë. Por edhe nëse s’arrijmë objektivin për t’u futur në grupet e Botërorit, këtë edicion do ta cilësoja të suksesshëm dhe historik, pasi kurrë s’kemi patur këto rezultate për kualifikimin në Kupën e Botës.

Nëse arrijmë vendin e dytë, Shqipëria do ketë edhe dy takime të tjera, me skuadrat e vendeve të dyta, ku janë kundërshtarë të vështirë, më lart se ne në letër, por ne kemi shpirtin e garës, një trajner me eksperiencë, dhe pse jo ta tentojmë deri në fund një takim në grupe”.

14 Komente

  1. O
    Oi, oi

    Ore më spjegoni dot kush janë SHQIPONJAT? Ne apo serbët? Se po lexoj shumë lajme në Site të tjera dhe shkruajnë. Skuadra e Shqiponjave u mund 0 me 1 nga shqiptarët...... . Kjo do të thotë që na paskan gënjyer gjithë jetën.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salehu

      Serbia ka vetem fusha ndersa Shqiperia ka male. Tani me thuaj ku jetojne Shqiponjat?

      Përgjigjjuni
    2. p
      pjeter

      Nuk na mjaftojn,beni rikurs ne FIFA, asnje ne bote ska te drejte te na ndaloje manifestimin e simboleve tona kombetare, eshte simbol i flamutit tone kombetar, eshte simbol i egsistences sone, e kjo zemeron dike?? Pune tyre!! Ne egsistojme si shqiptare dhe shqiponja eshte simbol i yni. Protestoni ju gazetaret sportive ke FSHF -ja dhe kerkojeni me ngulm, edhe ministrija e jashtme duhet te beje dicka, nuk behet fjale thjesht per nje karton te verdhe te nje ndeshje futbolli, por po kerkohet me ngulm ne nje fushate te egerr, te na ndalojne simbolet tona kombetare e nga kush??!! Nga nje nga kombet me barbare ne historise tone!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dr

        Të lumt Pjeter! Sakt dhe qart. Dënohen lojtarët pse politikanët sërb e duan këtë për rejtingun e tyre.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tifoz

        urime djemve kuqeziiii bravooo

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rezi

          Urime skuadrës dhe Shqipërisë, por mjaft, të mendojnë për ndeshjen e radhës. Ka 15 min që merren vetëm me ndeshjen. A kemi të tjera gjëra për të informuar publikun?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifozi plak

            E para ne eleminatoret e vitit 1986 kemi qene me afer kualifikimit .Mundem Belgjiken ne Tirane dhe barazuam me Polonine ne poloni.Atehere kishim thjeshte lojtare kampionati pa asnje lloj eksperience nderkombetare e disa lojtare te mire nuku lejoheshin me kombetaren per probleme biografie .Atehere kombetarje nuku kishte as VCR te analizonte kundrshtaret . E dyta eshe thjesht ndeshje futbolli mua me shqeteson fakti se bajrami s'ishte ne gjendje te shenonte as vetem me portierin e thjeshte patem shume fat se mitrovici ne minuten e 30 per pune centimetrash desh na shenoje e loja do te kishte rrjedhur ndryshe .Po mos harroni se serbet na munden dikur ne Elbasan 2-0 , c'duhet te themi kur humbim ? Vlera fantastike e kesaj fitoreje eshte se kombetarja po fiton atehere kur duhet .pasi humbi 4 pike me letonine e serbine eshte ne gjysme te rruges duke bere ate qe shume e menduan te pamundur te fitoje 4 ndeshje rradhazi . Nashi Andorra nuku eshte aq e lehte sa e mendoni , pastaj kemi Angline .Serbia nuku eshte aq keq sa e mendoni e mund te bejne ndonje te pabere ne Angli nashi qe ata e kane siguruar kualifikimin po ashtu kane Letonine ne shtepi e Andorren .matematikisht ata jane ende ne loje pasi ate qe u beme ne serbeve ata mund t'ua bejne te tjereve apo Andorra mund te na e beje neve.Dikur desh na rrahen ne Elbasan , mezi barazuam me ta .Prandaj pasi te kete dale pija e festes , kjo ndeshje duhet harruar e puna fillon nga e para .

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beqiri

              Nuk shkruhet dhe thuhet "nuku" por "nuk".

              Përgjigjjuni
            2. d
              drejtesia

              shqiponjen e kan eshume shtete duke filluar nga USA Gjermania etjera Pse qenka gabim te beshe simbolin e shqiponje ne stadium kuir atje ky simbol eshte i varur kudo dhe i dukshem Fifa me sa duket do te na ndroje flamurin Pse vukaret e serbise shqetsohen kur shqipetaret bejne sibolin e shqiponjes shqetesohen dhe per vete e mbajne ne flamur apo e urejne flamurin e tyre dhe merren me simbolet tona Per inat te sime vjere do fle me millonan Keta njerze te eger zbriten ne shekulin e peste nga Kaukazi dhe duan te behen zoter te shtepise sone Fuck you ndyrsira

              Përgjigjjuni
              1. R
                Raimond vlonjati

                O ti tifozi plak ,je një bythëqirë profesionist.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Raimond vlonjati

                  O ti tifozi plak ,je një bythëqirë profesionist.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Raimond vlonjati

                    O ti tifozi plak ,je një bythëqirë profesionist.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Raimond vlonjati

                      O ti tifozi plak ,je një bythëqirë profesionist.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Raimond vlonjati

                        O ti tifozi plak ,je një bythëqirë profesionist.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje