VIDEO/ "Bjeri gajdes, gajdexhi", si u festua në Tiranë deri në mëngjes nga lojtarët dhe familjarët e tyre

12 Tetor 2025, 11:02Sport TEMA
VIDEO/ "Bjeri gajdes, gajdexhi", si u festua në Tiranë deri

Nga Leskovaci ne clubet e Tiranës! Festa pas triumfit të Shqipërisë ndaj Serbisë nuk ka të ndalur. Hareja nisi që në Serbi për të vazhduar më pas për orë të tëra në Shqipëri. Nga cepi në cep, kudo ku ka shqiptarë, mbrëmja e djeshme ishte historike dhe që do të ngulitet thellë në mendjen dhe zemrat e të gjithëve.

Por mes shumë festimeve, ajo që po merr një vëmendje të madhe është ajo e Taulant Ballës dhe Foto Strakoshës. Ky i fundit është babai i Thomas Strakoshës dhe pas këtij triumfi është i papërmbajtshëm.


Të mbledhur në një club, me dyshen nuk iu ndanë Armand Duka, shihen duke kënduar dhe kërcyer nën ritmin e këngës “Bjeri gajdes, gajdexhi”. Padiksutim nuk kanë si të mungojnë as futbollistët kuqezi, të cilët të shoqëruar nga disa familjarë e kanë “djegur” deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Kujtojmë se Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Serbisë, duel i vlefshëm për grupin K në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Ky triumf na çon akoma më afër “Play-Off” dhe “ëndrrës amerikane”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

2 Komente

  1. K
    Kritiku

    Nuk e kuptoj, se per çfare u festua? Fituam Boterorin? U futem ne Finale te Boterorit? Keta futbolliste(shumica kosovare) luajne nje loje te bukur? Kemi nje lojtar si Broja qe nuk di as si te luaje topin me kembe. Nje lojtar skandaloz qe asnje ekip nuk e do dhe ne e marrim per Ekipin Perfaqesues te Shqiperise?! Ai jo me kot eshte i padeshiruar nga te tjeret. Ata qe jane specialiste te futbollit nuk kane trurin si keta idiotet shqiptare qe e ngrejne ne qiell. Ky eshte ekipi me i dobet i te gjithera koherave. Festojne idiotet, sepse festa te tilla per ata jane. Injoranca eshte ulur kembekryq ne Shqiperi dhe na bashkohen edhe keta neandertalet nga Kosova.

    Përgjigjjuni
    1. z
      zyber Daja

      Po ky injorant qe pine cigare ne nje ambient te mbyllur kush eshte? Epo rrace me e qelbur injorantesh qe tymosin vend e pa vend keto delirante jane.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje