Karton i verdhë për shqiponjën?!

12 Tetor 2025, 10:49Sport TEMA
Karton i verdhë për shqiponjën?!

Nga Lutfi Dervishi

Rey Manaj shënoi mbrëmë golin që i hap rrugën Shqipërisë për pjesëmarrje në Botëror! Ishte momenti më i bukur i karrierës së tij dhe, ndoshta, i gjithë kombëtares shqiptare. Për atë emocion, ai tha se ishte i gatshëm të jepte 10 vite jetë.

Gëzimi i tij u shpreh natyrshëm: fluturoi duke formuar me duar shqiponjën dykrenare. Ky gjest, një simbol krenarie dhe kujtesë për origjinën, u fiksua në foto, në mendjen e shqiptarëve dhe, pak sekonda më pas, u ndëshkua me karton të verdhë.

Kur u pyet pas ndeshjes, Manaj nuk mbante mend as dënimin, as arsyen. Por arbitri nuk foli: rregullorja foli për të. Sipas UEFA-s dhe FIFA-s, çdo shenjë që mund të interpretohet si "mesazh politik ose provokues" është e ndaluar. Kështu, shqiponja dykrenare, e cila është në qendër të flamurit të Shqipërisë dhe në vetë fanellën e kombëtares, trajtohet sikur të jetë një simbol urrejtjeje. Këtu qëndron paradoksi: institucioni që e pranon shqiponjën në uniformë, e dënon po atë shenjë kur bëhet me duar.

UEFA dhe FIFA kanë qëllim të mirë për ta mbajtur futbollin larg politikës, por bëjnë një gabim thelbësor kur vënë shenjën e barazimit mes nacionalizmit përçarës dhe identitetit kulturor.
Çfarë përbën ky gjest që e bën atë të quhet "ekstremizëm"? Asgjë. Është një shenjë që s’bën thirrje as për luftë, as për urrejtje, por është thjesht një kujtesë për origjinën. Shqiptarët, kudo që ndodhen, e kanë bërë atë gjest në gëzim, në krenari, në art, në sport. Nga Rita Ora në Wembley, te Xhaka dhe Shaqiri në Rusi, e deri te çdo fëmijë shqiptar në diasporë që e mëson shqiponjën para alfabetit.

Nuk është gjest që bëhet vetëm kur luhet ndaj Serbisë!

Shqiponja dykrenare nuk është simbol lufte, por simbol bashkimi. Ajo ka lindur në flamurin e Skënderbeut, është flamur zyrtar i shtetit shqiptar, anëtar i OKB-së, valon në çdo ndeshje ndërkombëtare dhe, më e rëndësishmja, është pjesë e stemës së Federatës Shqiptare të Futbollit, e miratuar vetë nga UEFA dhe FIFA.

Penalizimi i një lojtari për një simbol që është i ligjshëm dhe përfaqësues zyrtar i shtetit të tij, është jo vetëm paradoks i hapur, por edhe padrejtësi e madhe. Është sikur të ndëshkosh një brazilian që vallëzon Samba pas golit, apo një japonez që përkulet nga respekti; ato janë shfaqje të natyrshme të identitetit kombëtar.
Federata Futbollit dhe diplomacia duhet të ndërhyjnë duke kërkuar një sqarim zyrtar nga UEFA dhe FIFA.

Nëse shqiponja është në flamur, në fanellë, dhe në identitetin e një kombi anëtar, si mund të quhet papritmas "e ndaluar" në duart e një futbollisti?

Nëse ajo përbën "rrezik politik", atëherë duhet të ndalohen të gjitha flamujt, të gjitha himnet dhe të gjitha uniformat kombëtare, sepse secila 

prej tyre ka një histori, një ndjenjë dhe një kujtesë që dikush diku mund ta quajë "provokim".
Një lojtar shqiptar që bën shqiponjën nuk po bën thirrje për ndasi, por po kujton kush është dhe po falënderon vendin që e rriti. Dhe nëse dikush ndjehet i provokuar nga një shqiponjë që fluturon, problemi nuk është te shqiponja.

Futbolli është lojë e emocioneve të pastra. Të ndëshkosh një emocion vetëm se vjen nga një komb i vogël, do të thotë t'i presësh krahët vetë sportit. Dhe për një popull që është mësuar të ngrihet gjithmonë nga hiri, asnjë karton i verdhë s’mund ta ndalojë shqiponjën të fluturojë.

58 Komente

  1. P
    Per korrektese

    Shumë e drejtë, dhe duhet te bejmë presion ndaj qëverise qe protestoje dhe loboje ne UEFA

    Përgjigjjuni
    1. h
      hila

      Z Dervishi shume drejte e ngritni ceshtjen por kur ne krye te qeverise se futbollit Shqiptar eshte nje injorant nje hajdut, nje njeri qe serviloset per perfitime materiale e karrige nuk ka si ndodh ndryshe. Ky xhest eshte dasht te sqarohej Fifas e Uefas pre vitesh. Serbet e bejne me qellim te kek ndaj nesh e te gjithe Shqiptareve kudo jane, se Serbet jane popull qe edukohet nga nje kishe shume rraciste, shume primitive. Qeveria Shqiptare e ajo e futbollit ke te rast duhet ta cojne ne gjykaten nderkombetare. Ku ka te drejte Serbija te na diktoje ne simbolet tona, pse ne nuk irritohena me tre gishtat e tyre qe eshte nje prshendetje fashiste. Serbi e ben vete dhe mendon e ashtu e bejme dhe ne.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

        Baba Rrahimondi me tanga: qafirat e mi sunite a shiite shqipfoles m'Albaniston nuk eshte symbol i muslimon brothers "shqiponja"(kristiane) ne kemi korrakun ton te zi Arab..... gezuar ramazonin dhe Novruzin!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sqepari

          Te paska merzitur shume, o greko, shqyerjs bythesh e mikut ortodoks serb. Nga e mori shqiponjen me dy koka kisha greke? Nga dinastet paleologe te Perandorise Romake te Lindjes. Simboli grek athinas ka qene kukumjacka, o injorant grekzifti!

          Përgjigjjuni
          1. z
            zhaku i pamposhtur

            Shqiptaret duhet te ndergjegjesohen sepse lufta qe I behet simbolit tone kombetar 'Shqiponjes' eshte nje lufte e ndyre e armiqve shekullore te kombit tone te serbeve dhe grekeve...ok . .eshte llogjike qe nje vend armiqesor te protestoj kur shikon simbolet tona por me e cuditshmja eshte arsyeja perse shteti shqiptar hesht perballe kesaj lufte qe na kane shpallur hapur keto dy shtete pra Serbia dhe Greqia? Pra heshtja e shtetit Shqiptar nenkupton perulje apo rreshtim me armikun...nuk eshte hera e pare qe ndodh ky fenomen eshte shume e shume here i perseritur mirepo adkush nuk del te mbroje simbolet dhe identitetin tone nga qarqet ultranacionaliste te gjitoneve tane...une per veten time jam shume i qarte qe Edi Rama por edhe Sali Berisha madje edhe ai sharlatani qe eshte ne burg qe madje performonte dikur i gjunjezuar shqiponjen (Ilir Meta) pra keta jane antishqiptare dhe ne ketyre duhet tu kerkojme llogari e jo serbeve apo grekeve sepse keta jane zeri jone..pra heshtja e ketyre eshte rreshtim i padiskutueshem me propaganden e armikut..po e riperseris..eshte rast i perseritur shume e shume here..ne greqi jane vrare dhe vriten shqiptaret qe guxojne te dalin me flamurin dhe simbolet tona dhe shteti yne nuk ndihet, perse? jemi ne 2025 dhe ne greqine qe pretendon se eshte djepi i evropes ESHTE TABU te levizesh me simbole kombetare..a eshte keshtu si po them une apo jam gabim? E perse eshte tabu? sepse gjitonet tane kane qe nga 1991 kur ne erdhem ketu qe na detyrojne ta fshehim identitetin tone pra jo flamur shqiptar...jo emer shqiptar..jo identitetit shqiptar dhe duke bere gjithe kete propsgande ne thellesi te viteve sot eshte tabu te dalesh ne Athine me nje bluze kuqezi sic del nje anglez apo nje italian me simbolet e tij..pra qe te jemi te qarte armiwte tane kane dale hapur me tezat e tyre dhe pozicioni i shtetit tone qe nuk u tregon vendin i ben ata te duken sikur ata kane te drejte ne qendrimet e tyre dhe ne jemi 'fajtoret'...SHQIPTAR NDERGJEGJESOHU SE ARMIQTE ME TE RREZIKSHEM I KEMI NE TIRANE ..me keta duhet te perballemi fillimisht pastaj me setbet dhe greket..akoma nuk e keni kuptuar? Miloshevici perdori gjithe ate ushtri per te perzene shqiptaret nga shtepite e tyre ne Kosove dhe nuk ia arriti dot ndersa sot Edi Rama po perdor strategji te ndyre dhe te mirestudiuar per te zbrazur shqiperine..jemi shume te vonuar ne luften per mbijetesen tone Rama eshte dora e Serbise dhe e Athines qe po ben nje lufte hibride kunder shtetit dhe identitetit tone kombetar prandaj ndergjegjesohuni se jemi teper vone.

            Përgjigjjuni
          2. b
            ben

            Qirie bytha, je bo si Shabon Qosja. Nuk te rri bytha pa u krujt me shqipot. Ke gabu adrese more mik se shqipove ju pelqejn femrat, sic a ka shkru Zoti. Po deshe shko andej nga kane ardhur te paret e tu se ata ta pastrojne tubin e bythes.

            Përgjigjjuni
        2. I
          Ilirjan

          Dhe QESHARAKE eshte se ndeshkimi me karton nuk behet per te denuar Shqiperine, por per te mos merzitur Serbine... kjo ben vertete qesharake Fifa-n dhe Uefa-n. Atehere... tre gishtat e serbeve?! Nuk i kane as ne flamur!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drini

            Serbëve dhe naqedonlve u pengon edhe të folurit shqip në prani të tyre.Flamurin në fanellë në vetur… në këto dy shtete e pëson keqë, nëse nuk dukesh i pashëm.Problemi është qeveria shiptare që bënë vetëm favore dhe nuk shefë realitetin.

            Përgjigjjuni
            1. G
              GOSTIvARI, N.K.

              Në uniformë, fanella, në formën e flamurit, në produkte manifestimesh, në desajnime të ndryshme, shqiponja realitet e Normalitet. Sa mirë e ke zbërthyer thelbin e konfliktit. Mos demonstroni shqipnjën visualisht përpara TREGISHTORT GJNOCIDAL - HKIVE se irritohen - tamam mos ua prishni atyre qejfin. Problemi nuk përfundon me kaq. Vendimi i UFa e FUFA për të ndaluar parë nga perspektiva e konceptimit të kuptimit visual të demonstrmit të krenarisë kombëtare ndaj nesh, merr sensin dhe shijen e kuptimit dhe reagimit SHOVENIST e NASIST. Sportistët tanë, të kujtojmë Kosovare Asllanin, sanksionohen kur demonstrojnë visualisht shqiponjën. ATA që drejtojnë shtetet tona, janë njerëz pa dinjitet kombëtar dhe me ndërgjegje të vakur kombëtare. Të lejohen sanksione nasiste kundër nesh, konfirmojmë KAPITULLIMIN KOMBËTAR POLITIK, së pari, pastaj kapitullimin KULTUROR, SPORTIV dhe MORAL. ËSHTË një POSHTËRIM KAPITAL që na bëhet. NDËRGJEGJiA JONË e PËGJUMUR SHTETËRORE KOMBËTARE është SPOSORI FASHISMIT ANTISHQIPTAR! Shkruar si një reflektim casti.

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vala

              Keqardhje. Ku eshte katandisur Evropa e shekullit 21

              Përgjigjjuni
            3. S
              Sebastia

              Absolutisht e drejte , duhet urgjentisht reagime nga Fshf sepse po kalon simboli i shqiponjes si noj akt terrorizmi vetem pse ankohen klysht e shkinis. Ne 2014 pidhropshi serb qe shenoi kunder nesh jo vetem qe festoi me tre gishtat lart por kte e beri dhe ne drejtim te tifozeve tane dhe nuk mori asnje denim .

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiptari

                Tamam , Federata. dhe gjih përfaqesia diplomatike deri ku të arrijë fjala dhe gjykimi i simbolit shfrytëzohet jasht logjike duhet të riparohet , kjo do të ishte një gol në shumë porta me shumë portierë

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni M.

                  Rasti i Zhakes... Shaqirit... ok.. qendron nje karton i verdhe... pasi perfaqesojne kombetaren zvicerane ne fushen e gjelbert... por nje lojtare shqiptare... qe luan per kombin e tije... dhe ben shqipojen... me duket e eksegjeruar... kuptohet qe arbitri komandohet nga lart dmth nga fifa per nje karton te tille i eshte sygjeruar.. pasi dhe serbet ne flamur eshte simbol shqipoja... nejse.. personalisht se imagjinoja qe do fiton ne serbi.. ia arriten qellimit.. komplimenti skuadres kombetare dhe suksese te metejshme per boterorin.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    KuqeZi

                    Mos ja fusni kot tashi...kartoni i verdhë ishte se shkoi te festonte perpara stolave te serbeve

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tifozi

                      Manaj kaloi para tyre por shkoi te festoje tek bankina jone. Kartoni ju dha per shenjen e shqiponjes.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        PARTIA e PUNKËS

                        se iu përgjegj orekseve shoveniste serbe - KOSOVO je SSHHERBIA!

                        Përgjigjjuni
                      2. P
                        Po pra

                        Kartoni duhet sqaruar,sa për simbolin e shqiponjës falënderoni Kreshnik Spahiun me AK që e bënë për herë të parë dhe sot duhet të jetë simbol i detyruar i gjithë shqiptarëve nëpër botë dhe të mbrohet nga shteti shqiptarë e jo të tallen Serbët me të.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Taulant

                          Ne e kemi bere nja tre vjet para Kreshnik Spahiut Shqiptaret e Kosoves e kane shpikur-bravo u qofte

                          Përgjigjjuni
                        2. M
                          Mul mut Noka

                          Kartoni i verdhe u dha sepse vajti tek stoli I lojtareve dhe u hodh mbi ta dhe jo nga shqiponja

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Alban

                            Po sepse stadiumi kishte vetem tifoz serb. Ku do vente te festonte? Ne fushe si debil?

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Flori kok bolja

                              O Alban eshte rregull per te gjithe futbollin festimi ne ate menyre.

                              Përgjigjjuni
                          2. L
                            Luani

                            Te pakten nje shkrim i mire nga z dervishi..!!

                            Përgjigjjuni
                            1. x
                              xha Braho

                              Nese kartoni eshte dhene per gjestin e shqiponjes ju keni shume te drejte ne analizen qe beni. Por, a kemi ndonje njoftim zyrtar se perse arbitri i dha kartonin e verdhe? Pra, nese nuk ka, i duhet kerkuar organeve kopetente arsyeja e dhenjes se kartonit te verdhe. E pastaj flasim prape se ketu jemi te gjithe bashke.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                NUK ME PELQEN DEBATI

                                O xha Brahoooo, e quajne xhest anti-sportiv festimin dhe prandaj e ndeshkoj ajo arbitrja kurvice rrumaneshti. Nuk ishte as provokim dhe as ofendim... thjeshte ishte gezim per ate qe beri, shume sportist te tjere e enderrojne nje moment te tille ne jete.... do te mbahet mend ne histori.... sorry per my words : Ai ja ka shti Serbise per here te pare.... i mori 3 pike brenda ne shtepi.

                                Përgjigjjuni
                              2. E
                                ERJON

                                Shumë shkrim I I drejtë nuk I heq asnjë presje!

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Haka Tekizoti

                                  Duket se Federata nuk i ka aq tru sa t'i dalë zot një interpretimi të logjikshëm. Ata thjesht merren me llogaritjet e fitimeve apo humbjeve vetjake nga bisnesi, që e quajnë personal.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    astrit

                                    Mos haroni se dhe populli serb shqiponjen dy krereshe ka per simbol kombetar.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. k
                                      kureshtari

                                      Tregojau sërbēve

                                      Përgjigjjuni
                                    2. e
                                      emer

                                      Qendrim i FIFA-s perben racizem antishqiptar. Paradoksalisht, "no racism" predikohet prej saj ne cdo paraqitje...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. C
                                        Cimi vlora

                                        Qeveria shqiptare duhet te beje not proteste kunder uefas dhe fifas per provokimin qe iben shqiperis per simbolet e saja ne flamur ne uniform dhe duart e nje futbollisti te saje simbole qe jane pranuar nga keto organizzata te futbollit ,dhe me kete not proteste duhet te kerkohet dhe pergjigje per keto qendrime raciste dhe provokuse , qe ta kuptojme edhe ne pse shqiponja jone perben provokim per te tjeret.Ne statutet e ketyre organizzative nuk eshte e shkruar qe simbolet kombetare te nje vendi jane simbole provokuse per nje vend tjeter

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          PARTIA e PUNKËS

                                          me vend, por do trazojë Ramaqiro Ministrinë e Jashtme ?), ngase seriozoteti i sulmit dhe përcmimit që po na bëhet i kalon kornizat e futbollit. Kurrë.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. G
                                          Gazetari invesigativ

                                          Kartoni eshte marre per arsyen se festoi te bankina Serbe, jo per shqiponjen.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Nje qytetar

                                            Eh more Lutfi , me ne fund lexova nje shkrim tëndin deri ne fund . Megjithëse je nje gjarpër gjithë helm , paske nje fije gen' shqiptar . Mos shkruaj më' për politikë , as për probleme sociale sepse je i infektuar nga virusi i ardhur nga Vicidoli . Shkruaj për probleme kombetare , sepse edhe pse nuk më pëlqen si "shkrues" , ke nje penë të mprehtë.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Shqiptari

                                              Ke shumë të drejtë Një qytetar. Ndaj të njejtin mendim, të njëjtën këshillë dhe vlerësim.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. F
                                              Fjala

                                              Ne çdo moment duhet vleresuar situata. Ishte nje veprim i drejte i gjyqtarit rumun sepse kjo menyre e te shprehurit per rastin e ndeshjes me Serbine e ka brenda gjitheçka mund te thuash. Ne nje rast nje mbrojtes shqiptar i krahut majte e mbajti lojtarin serb per bluze deri sa e rrezoi ne toke dhe ai nuk u pergjigj faré . Duket qe kishin porosi te forte . Ne disa raste lojtaret shqiptar tregoheshin dhe mendjemedhenj. Kjo eshte dobesi e intelktualitetit te tyre. Fitorja ishte e mérituar se loja behet per golin, megjithese me rastet e skudres kundershtare mund ta kishin humbur. Gazetari nuk e trajton situaten ne aktualitet, kur bota levon. Me shume kujdes dhe diplomaci! I uroj sukses skuadres !

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                PARTIA e PUNKËS

                                                e drejtë, mund të fitonin edhe ata, por edhe ne të shkonim në 2 e 3 gola. Ja kjo rrethanë e bën magjinë e futbollit. Gëzimi na përket neve, pikëllimi dhe histeria shoveniste iu bëfshin mirë Vucicit, bandës së tij dhe hordhive të tija. Me shëndet, mo la dimitë e turpit, ose trupit!

                                                Përgjigjjuni
                                              2. B
                                                Bobi

                                                Meduket se kartoni i verdhe nuk ishte per shqiponje, po per rremujen e krijuare para bangos serbe dhe u quajte provokime. Thuhet se shume serbe ne diaspore kishin luajtur shuma marramendese per fitoren e shqiperise, shoqerit e basteve ne azi pak para fillimit te ndeshjesj e ulen koficentin e shqiperise menjeher nga shumat e mbedhaja qe po hidheshin ne favore te shqiperise.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. g
                                                  gol apo gogol ?

                                                  Askush s'ka nga ta dijë se ç'ndodhi me diasporën, por nëse sipas teje shoqëritë e basteve në azi a kudoqofshin kanë ulur dukshëm koefiçientin e mëparshëm, atëhere kjo fitore bie era allishverish. Shpresojmë të jetë fitore e pastër e mos i dalë tymi nga pas. Jo për gjë po do ja ngrinte buzëqeshjen ca kaqolave që edhe pse s'futën gjë në xhep për pak nuk shkalluan nga gëzimi.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. K
                                                  Kristi

                                                  Po drejte e ke o Lut... Federal,menjehere duhet te kerkoja informacion dhe arsye per rastin !

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Tirana

                                                    Po flamuri i Serbise nuk eshte i njejti simbol, pra shqiponja me dy koka? Pse kaq idiote FSHF-ja?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Aleko

                                                      Domethrne ,per shkak se serbet apo greket ksne deficdnce mendore dhe alergji nga simboli yne kombetsre ,ne shqipetaret na ndalohet nga uefa te mos adhurojme simbolin tone kombetare.Ky eshte nje turp dhe padrejtesi e madhe qe na bdn uefa por dhe per vet shtetin shqipetare qe e pranon kete fyerje kobetare…boll me..,

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. I
                                                        I

                                                        Vendin e dyte ne grup e kemi pothuajse te siguruar. Edhe ndeshjen me nje shtet tjeter ne vend te dyte per kualifikim ne boteror, mund ta fitojme. Sepse keto shtetet e frikshme si Franca, Gjermania, Spanja etj, jane gjithmone ne vend te pare ne tabele. Nuk kane lidhje me ne. Ne vend te dyte jane ekipe me te dobeta.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          Na myten

                                                          O Luto ti s'ke ftyren e ne njonit qe merr vesh nga sporti dhe rregullat e tij. Cdo provokim apo festim eksesiv ndaj tifozeve te pales tjeter ndershkohet me karton te verdhe. Lexo LAW 12: FOULS AND MISCONDUCT të FIFA-s. Manaj mire boni qe festoi me shqiponje kurse ky artikulli yt eshte tamom i nje robi pa pune qe do me bo pak figure te mire ne popull. Bicim nacionalizmi kafenesh.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Aleko.

                                                            Zotri,pervec serbeve deficent e racst dhe grekerve askush ne boten e fotbollitnuk shqetsohet per imazhin e shqiponjes si pjese e flamurit tone kombetare .Ahere lojtaret ta heqin shqiponjdn dhe nga gjoksi ne fanelle dhe keshtu serbet dhe zoteria jote do ndihen mire.,

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. N
                                                              Na myten

                                                              Leko koka jote me cepa nuk e pranon rregullin. Ne Europian tifozet angleze kenduan nje kenge te Royal Air Force te Luftes se Dyte Boterore qe i thurte himn rrezimit te piloteve gjermane. Askush nuk e njihte ate kenge. Gjermanet po dhe reaguan. Anglezet u denuan. Rregulli ky eshte. Nese nje serb do festonte ne sy te tifozeve shqiptare dhe pankines me Tre gishta do merrte karton. U sqarove? Apo ç’e do?!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                Aleko

                                                                Ti or mik as se ke pare ndonjehere koken time me cepa qe ka ,as une nuk ta kame pare bojen ty me ate koke te bukur qe paske,une diqe shqiptaret prezantohen me koke teh rregullte jovec fizikisht..E kame sbhprehur dhe me larte ,pervec serbeve dhe grekerve ,askush tjeter nuk do i shkonte ne mendje se imazhi i shwiponjes si pjesa kryesore e flsmurit tone kombetare mbarka permbajtje provokative..pervec serbo grekerve qe u vriten syte nga cdo flsmur i huaj,sidomos ay shqipetare..Jane pikerisht keto dy vende qe i konsiderojne provokative per arsye politike dhe historike ne lidhje me shqiptaret.dhe mund ti kene bere presion UAFA ,me genjeshtrat. Tyre te shpifura te mirenjohura si popuj racist te neveritshem qe jane , cka ne menyre te pa drejte shqiptaret denohen se adhurojne flsmurin e tyre…po ka nje ndryshim zotri tre gishtat apo dhe kenge nga luftrat boterore apo me nje shenje qe tregon indetitetin e nje vendi dhe adhurimin per te ,per flsmurin e tyre…a po jo ??kete gjest fisnik kerkojne te na ndalojne serbet dhr Fifa…Serbet nuk i ndalon njeri te adhurojne flamurin e tyre ..kaq e thjsht..

                                                                Përgjigjjuni
                                                            2. P
                                                              PARTIA e PUNKËS

                                                              NUK di se cka e jona nuk i provokon shkiet - janë në përplasje negative me ne? Iu pengon suksesi ynë kulturor, turistik, këngëtaret sorkadhe tona, deti ynë, makinat luksoze tonat, vilat tona, natyra jonë e hareshme, buzëqeshja jonë, ndërtimet tona, dasmat tona, dashuria jonë familjare, solidariteti ynë ë mënyrë të VECANTË nuk honepsin HISTORINË TONË KOMBËTARE, THESARIN tonë KULTUROR, GJUHËN TONË - EKZISENCËN TONË BIOLOGJIKE, që i bie MISHËRIM me NASISMIN - NASIFASHISËM.

                                                              Përgjigjjuni
                                                            3. X
                                                              X

                                                              Peticion FIFA-s….urgjentisht të anulohet ky absurditet.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. s
                                                                sportedashesi

                                                                Verdhacuk kur te behesh Kryetar i Federates ndiqe kete problem,perse jo hidhi dhe ne gjyq.E bere kjo ne nje ndeshje te zakoneshme futbolli padyshim qe nuk do vihej re nga gjyqtaret ,por e bere kjo ne nje situate provokuese edhe pse e bere pa ndonje qellim keqdasges apo provokues provokon apo nxit dhune ne nje ndeshje futbolli edhe pse lojtaret ishin te lajmeruar per te mos provokuar.Nese ekipi kombetar do te denohej per kete xhest atehere llogjika jote mund te kishte vend. Ndaj te dyja si veprimi i Manajt edhe veprimi i gjyqtarit jane te ligjeshme ,i pari duke shprehur gezimin per golin nepermjet nje figure dhe i dyti duke ulur nje tension ndoshta i padeshiruar nga lojtaret e me teper nga ne qe kaluam ne avantazh. Mendo per nje moment qe zhvillimet pas saj te pershkallezoheshin qofte nga tifozeria Serbe qofte nga lojtaret e fushes duke protestuar per vazhdimin e kesaj ndeshje.Lind pyetja kush do ishte i demtuari ne kete ndeshje pas realizimit te golit???????? Ndaj mos i gjyko zhvillimet e ngjarrjeve me anemine tende por me gjaknxehjen e tone dhe te Serbeve qe nuk e di se si u ka shkarre ky moment per te gjetur nje sebep per pezullimin e kesaj ndeshje. Me siguri qe ti e shikon me anemine tende ose si teme per interes te honorarit te radhes.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  Aleko

                                                                  Domethen zoti sportdashes,ne shqipetaret duhet te druhemi dhe te ulim koken ,te mos adhurojme flamurin tone kombetare sepse imazhi i shqiponjes ne flsmurin tone i ben me dhrmbje koke dhe ju shkakton dhembje syshe .nje numuri jo te vogel serbesh me deficence mrndore…Kushe popull do ta praninte kete turp???O shqiptare thirrini mendjes se po biem shume poshte..

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                2. L
                                                                  Lani

                                                                  Fifa kurva edhe uefa prostituta ..per ti bere qejfin serbise pa lidhje.... cfar ka me bere shqiponjen se kuptoj pse ofendohen sedi...Zot na ruje prej budallave

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. B
                                                                    Bummm.bumbum

                                                                    I takon FSHF të kërkoj sqarim se për çfar arsye u ndëshkua Manaj.. se I bie që sa her ta bëjn shqiponjën me duar do marin karton. E sikur ta bëjn shqiponjën para ndeshjes si I bie 11 kartona të verdh pa filluar ndeshja? Duka a ka mëndjen tek bastet.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. T
                                                                      Tifozi plak

                                                                      Serbet vete e kane shqiponjen dykrenare simbol te tyre qe ne thelb eshte simbol bizantin .

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. e
                                                                        e verteta

                                                                        neve na denojne thjesht per te zbutur dhimbjen e kundershtarit.Kokelopa e FShF nuk e hap gojen as ne Fifa as ne Uefa per keto denime te padrejta ndersa Shqiperia denohet edhe kur nje i huaj vjen e shurros ne mes te Tiranes dhe dikush i prish qetesine.Bravo Manaj per guximin dhe golin historik.suksese cunave.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. d
                                                                          dyshuesi

                                                                          Serbia duhen të dënohet për koret e tifozëve që thrisnin vazhdimisht "Kosova është Serbi" ndërkohë që për shqiponjën e , simbolin e flamurit tonë penalizohemi !

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. R
                                                                            Riza

                                                                            Bravo...,ky eshte nje simbol kombetar...,dhe shteti duhet te luftoj per kete simbol kombetar...

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. S
                                                                              Sander

                                                                              nuk ishte per shqiponjen por festimn afer bankines serbe

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. F
                                                                                Fredi

                                                                                Gazetaria nuk eshte per ty qe ke gjithe jeten ha leket e taksapaguesve. Ti nuk kupon se cdo te thote te zbatosh rregullat

                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                Lini një Përgjigje