“Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në historinë e Shqipërisë”, Silvinjo pas triumfit: E paharrueshme!

11 Tetor 2025, 23:52Sport TEMA
“Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në

Silvinjo foli pas fitores 1 me 0 të Kombëtares ndaj Serbisë.

“Futbolli është për t’u vlerësuar, sot është një ditë shumë e bukur, e paharrueshme. Kemi mundur një kundërshtar shumë të fortë, të vështirë, jemi në lojë, nuk është vendosur asgjë, është një hap i rëndësishëm. Ishte Manaj, është jeta jonë, sot shkohet andej, një penallti, gabohet… Ky është një lojtar që ne kemi besim shumë. Ndaj kur shkon e punon 24 orë, e di që mund t’u japësh besim, është jeta e trajnerit. Mbeten dy ndeshje, kemi humbur vetëm një. Por pastaj nëse ndodh diçka e fiton 1-0, jo nuk është mirë, jo ashtu… Tre pikë janë të mira, janë shumë të mira.

Unë u bëj komplimente të gjithëve. Një lojtar nuk është se shkon në fushë për tre gola. Futbolli nuk është i lehtë. Broja bëri një ndeshje të vështirë, ai kishte Pavloviç një ndër më të fortët, ishte 60 minuta një kundër një me të duke e përballuar, e kaloi, krosoi. Uzuni, i jashtëzakonshëm, se kjo është një skuadër ku fillimisht është njeriu. Ai mund të përfitojë nga hapësira. Jam krenar për të gjithë, edhe Uzuni e Broja ndonëse nuk kanë shënuar, kanë bërë shumë për ekipin.

Largimi? Më kanë bërë këtë pyetje në Shqipëri dhe një gazetar serb dje. Po përgjigjem njëlloj, për të ardhmen time mendoj unë. Nuk më shqetëson, jam krenar për të gjithë, i ndërgjegjshëm për punë. Na mungojnë ende dy ndeshje shumë të rëndësishëm por për të ardhmen mendoj unë.

Siç e thashë për Rein, ai ka eksperiencë, ndodh. Unë mundohem të kem një raport të mirë dhe të jem gjithmonë i edukuar me gazetarët, por kaq është, është edhe një punë investigative për të dhënë diçka me raste… Flas mirë, në mënyrë të edukuar, mundohem gjithmonë të përgjigjem mirë. Është bërë një ndeshje e jashtëzakonshme, jo vetëm kjo, edhe në shtëpi e kemi bërë ndaj tyre.

Bajrami? Ishte pak i zhgënjyer, ndodh. Unë kur hyj në fushë i them “Nedim futu se me ndryshimin e ritmit do e gjesh portën”, Ai e di. Aty në fund, portieri u tregua i aftë dhe priti deri në fund. Ishte i zhgënjyer, Në ndeshjen e ardhshme do të vijë goli.

Mesazhi për shqiptarët është që jam krenar, është fitore e gjithë kombit, është një fitore e lojtarëve që ia kushtojmë vendit e ta gëzojnë 100%. Sa i përket të ardhmes, mungojnë dy ndeshje, unë jam trajner dhe kam eksperiencë. Dhe i them që ka ende shumë për të bërë, gjithçka e hapur. Kemi bërë një hap të rëndësishëm, për të qenë në garë. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të jemi në garë që të luajmë për play-off. A mund t’i kushtoj një sekond dikujt tjetër? Salihi, në SHBA, edhe ti meriton shumë. Ke bërë një punë të shkëlqyer me ne, është për ty dhe familjen tënde”, tha Silvinjo pas ndeshjes.

6 Komente

  1. T
    Tutu

    Gjithe ky gezim provincial …qe nje top lekure kaloi vijen e bardhe dhe aq… kaq histeri patriotike… nga patriote qe barkun embushin me buke te bere me miell serb dhe qumeshtin qe bejme pershesh e kemi po serb… pika qe nuk na bie nga kjo histeri patriotike… po kemi kellqe le ti mundim Serbine ne kulture , ekonomi dhe shkence … boll me pallavra o njetez… ishte sport jo lufte … le te gezojme me sportivitet .. kjo eshte kulture e vertete ..!!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Ju jeni ata klasiket, hyp mbi kale se te vrava,zbrit nga kali se te vrava.Njerz te fshire emocionalisht, normale qe nuk kenaqen me ate qe kenaqen shumica. E pra Tutu i dashtun, une ndihem mire, me kenaq fakti qe perfaqesuesja jone imponoi vendosmerine ne perballjen me serbet, dhe ajo qe ishte si trofe,dmth 3 pike, i moren çunat e perfaqrsuses sone,e kjo mua me kenaq,me ben te ndihem mire emocionalisht, kjo te shqeteson zotrote? Te duket pune nacionalizmi i semure?? Nuk mendon qe mund te jete vetem problemi yt??!! Sepse sinqerisht,as qe e rruj fare per egsistencen e personave qe mendojne ne te njejten menyre si ty, ti pse e rruan kur ke mindesi te mos ta besh?? !! sepse per mendimin tim, te vret entuziazmi,gezimi i te tjereve qe ndihen mire edhe pse u luajt nje ndeshje futbolli!!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi plak

        Ajo dihet o Tutu .Pasi njerezit te gdhihen me koken daulle nga pija e festes do vene re se hallet e tyre jane po ato , por edhe kane nevoje njerezia te festojne e te gezojne nga njehere se nuku kalohet gjithe koha duke vajtuar .Djemta na dhane sebep per tu gezuar per disa ore prandaj le te festojme.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skender

          Bravo tutu na magjepse tutu me kulturën serbe. Serbi ka qene dhe eshte armik i shqiptarëve ku eshte ketu kultura sebe?

          Përgjigjjuni
        2. x
          xhambazi

          Injorante dhe asgje tjeter ,nje fitore pas nje goli me perplasje ,pa nje aksion te mirefillte pa nje loje te bukur dhe me nje serbi bloz qe cdo pasim e jepte gabim ,lojtari qe doli bosh me portierin duhet te rije ne stol per nje kohe te gjate ,raste te tilla ne ndeshje decizive duhet te shfrytezohen

          Përgjigjjuni
          1. A
            Agim

            Tutu apo Patru ..

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje