Heroi i fitores, Rei Manaj: Ky ishte goli më i rëndësishëm në karrierë

11 Tetor 2025, 23:38Sport TEMA
Heroi i fitores, Rei Manaj: Ky ishte goli më i rëndësishëm

Kombëtarja shqiptare triumfoi ndaj Serbisë me rezultatin 1-0 mbrëmjen e sotme në Leskovc. Në përfundimin e sfidës, Rey Manaj doli në prononcim për mediat.

“E ndjeja që do të shënoja. Jam shumë i kënaqur për të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Duhet të vazhdojmë sërish sepse kemi edhe dy ndeshje të tjera.

Sot çunat dhe ata që ishin në stol e dinim këtë presion të ndeshjes. Presioni ishte më i madh këtu sesa në Tiranë. Atje ishte një atmosferë në shtëpinë tonë, por sot ishte më e ndjeshme.


Me thënë të drejtën jam shumë i kënaqur. Sot besoj se duhet të festojmë dhe nesër do të vazhdojmë të mendojmë për Andorrën. Rëndësi ka të bëj gola. Ky ishte goli më i rëndësishëm i gjithë karrierës sime”, u shpreh Manaj.

1 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Bravo Ray, pervec gjuajtes spektakolare ishte edhe nuhatja para porte duke u pozicionuar aty ku mendon se do te shkoje topi. Ishte ndoshta skeme e bere ne stervitje, por Ky mendoj qe eshte talenti i sulmuesit, o e ke osé s'e ke, dhe Ray e ka me shumice. Po te impenjohej gjithmone keshtu, sot do te luante per klube te medha. Gjithe ndeshja e Rayt ishte impenjim shume i madh fizik per ta mbajtur mbrojtjen serbe gjithmone ne alarm, duke luajtur i markuar, i dubluar dhe me kurriz nga porta e kontrolluar pasimet qe i vinin ... nuk kemi tjeter sulmues me karakteristika te tilla. Eshte shume i rendesishem, sepse i jep frymmemarrje ekipit, nuk lejon qe te mbyllet , te mbytet nga kundershtari ne mbrojtje. Mancini kur e mori tek Inter, besonte se Manaj mund te ishte numri 9 i te ardhmes te Inter. Silvinjo e njeh qe atehere, ja di vleren.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje