Heronjtë e Leskovacit: Strakosha më i vlerësuara, Manaj dhe Gjimshiti kompletojnë podiumin!

12 Tetor 2025, 09:00Sport TEMA
Heronjtë e Leskovacit: Strakosha më i vlerësuara, Manaj dhe

Kombëtarja shqiptare arriti një fitore të madhe dhe historike ndaj Serbisë në stadiumin “Dubocica” në Leskovac.

Kuqezinjtë e trajnerit Silvinjo luftuan deri në fund për të mbrojtur rezultatin e arritur falë supergolit të Rei Manajt në fundin e pjesës së parë.

Ky rezultat blindon vendin e dytë për Shqipërinë në Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, pasi kuqezinjtë kanë 11 pikë, 4 më shumë se Serbia e vendit të tretë.

Për sa i përket vlerësimeve të “Sofa Score”, lojtari me notën më të lartë, rezulton, Tomas Strakosha, 8.4, i ndjekur nga Manaj me 7.9 dhe Gjimshiti me 7.5, që plotësojnë podiumin. Ndërkohë Mitaj dhe Asllani kompletojnë “TOP 5”-shen.

Lini një Përgjigje