Polemika pas ndeshjes Real-Barcelona, Xavi nuk përmbahet: Turp, turp, vetëm turp. Ancelotti: Xavi të thotë ç’të dojë

22 Prill 2024, 10:07Sport TEMA
Polemika pas ndeshjes Real-Barcelona, Xavi nuk përmbahet: Turp, turp,

Episodi i golit fantazmë në “El Clasico” mes Realit të Madridit dhe Barcelonës thekson edhe një herë mungesën e dukshme të teknologjisë së vijës së portës në Spanjë. Xavi ishte shumë i zhgënjyer pas disfatës së skuadrës së tij:

“Me ndeshjen që luajtëm, ishte normale që të fitonim. Duhet të jemi krenarë për mënyrën se si luajtëm, veçanërisht në pjesën e dytë. E kontrolluam mirë ndeshjen dhe e merituam marrjen e tri pikëve. Për shkak të situatave që nuk i kontrollojmë dot ishte i njëjti film si në raundin e parë, i cili shënoi kampionatin”.

Çfarë ju rëndon më shumë, vendimet e arbitrave apo gabimet në mbrojtje?

Të gjithë e panë. Ata mund të më sanksionojnë, por imazhet janë atje. Unë mund të analizoj vetëm ndeshjen, ne ishim më mirë se Reali. Ne humbën prej detajeve, por kjo është pjesë e procesit të tranzicionit në të cilin jemi. Ne e meritonim të fitonim.

Ter Stegen tha se është turp që teknologjia e vijës së golit nuk ekziston në Spanjë…

Epo, jam plotësisht dakord. Është turp. Më pyetën për arbitrin dje dhe unë thashë se shpresoja që ai të mos ishte protagonist dhe të bënte gjërat e duhura. Epo, nuk ndodhi kështu dhe është turp. Nëse ne duam të jemi kampionati më i mirë në botë, duhet të zbatojmë teknologjinë.

Çfarë keni në mendje tani?

Duhet të vazhdojmë të luftojmë për vendin e dytë. Kam ndjenja të përziera: Jam krenar për ekipin, por ka pasur situata që nuk mund t’i kontrollonim. Ne ishim më të mirë se Reali, tri pikët na ikën për shkak të rrethanave të pafavorshme.

Nëse ju kërkojnë të vazhdoni, a do ta rishikoni qëndrimin tuaj?

Nuk është koha. Më duhet të mendoj për ndeshjen e radhës. Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje dhe shumë gjëra mund të ndodhin.”

A mendoni se Madridi e meriton titullin?

Unë do t’i përgëzoj ata. Humbën vetëm një ndeshje, bënë një kampionat të jashtëzakonshëm. Por ndjenja ime sot është se ndodhi një padrejtësi e madhe.

Ancelotti: Xavi të thotë ç’të dojë, edhe penalltia e Vasquez ishte e qartë!

Carlo Ancelotti, trajner i Realit, u pyet në konferencën për shtypin pas “El Clasicos” për momentin e dyshimtë kur, pas një lëvizjeje të Yamal, Lunin e largoi topin ndoshta pasi e kishte kaluar vijën fatale. Pikërisht për këtë episod qëndrimi i trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte shumë i ashpër:

“Nuk dua të jap mendimin tim për atë që mendon Xavi. Të gjithë janë të lirë të thonë atë që mendojnë. Ishte një ndeshje e pabesueshme dhe e luajtur mirë, në një nivel të lartë. Besoj se nuk ishte gol, sepse nuk ka një imazh të qartë. Dhe penalltia (e fituar nga Lucas Vásquez) mendoj se është e qartë”, theksoi trajneri italian.

Skuadra “merengues” u gjend dy herë në disavantazh ndaj Barcelonës, por në fund triumfoi falë golit të Bellingham, siç kishte bërë  në fazën e parë.

“Kishte kaluar shumë kohë pa shënuar, kështu që është një gol shumë i rëndësishëm. Ai luajti një ndeshje të shkëlqyer”, tha më tej Ancelotti.

8 Komente

  1. s
    spata

    Nje arbiter qe u duk qarte ne mbeshtetje te Realit .Nuk eshte rasti i pare qe ndodh me Realin. Do duket ne ndeshjet qe dote behen se kush dote kualifikohet e shpallur kampjoni i klubeve te Evropes .

    Përgjigjjuni
    1. H
      Humoristi

      Ksavi na kujton Lulbraven me oartine e tij.Nuk pranojne humbje mo!?Edi Rama e vodhi edhe kete ndeshje!?

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rroft Luli

        RROFTË Reali

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emil

          Xavi dhe ju te tjerët doni një mut, Barcelona pëson 7 gola për tre ditë, pasi që kishte kaluar e para në avantazh dhe ju belbezoni për arbitra( ndeshjen e Champions e kuqja, mbreme goli fantazme)! Dikur, kur Barcelonës nuk i fishkellenin kurrë kundër asnjë faull ku ishit ju?

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mbreterit Real Madrid

            Qenke shume koqe e Sopata ,ajo u pa qe nuk ishte gol ,dhe dot po specialistet duke e pare me teknologjine me te larte thsne qe topi nuk e kishte kaluar plotesisht vijen ,dhe sa per arbitra futja kot se Barça ka qene dhe eshte me e favorizuara ,shif Barca deri dje ka mare 9 penallti kurse Reali 2 ,

            Përgjigjjuni
            1. s
              spata

              Nje mendim dhash o specjalist i Realit .Topi si puna e koqeve eshte . Pa shikoj koqet e portjerit ne raport me topin ne duar.Ku jane brenda apo jashte koqeve te tij .

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nambyten bolet

                Une nuk e di qe ka mbreter bythzinj more po ska nje qe ta kapi syri per simpatik, Vinicius Rudiger Rodrigo e mreh kush!Ekipi me i favorizuar ne historine e futbollit dhe tifozet e tij jane kurva te verteta si puna jote psh.

                Përgjigjjuni
              2. G
                Gezim

                Kush favorizohet? Reali? 14 here fitues i Championsit. Asnjehere nuk do dale ndonje ekip qe te arrij kete numer kupash championsi. Ka te ngjare te fitoje edhe sivjet.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje