Prapaskena: Pse Izraeli shmangu përjashtimin e menjëhershëm nga UEFA

25 Shtator 2025, 22:00Sport TEMA
Prapaskena: Pse Izraeli shmangu përjashtimin e menjëhershëm nga

Izraeli ende nuk është përjashtuar nga UEFA dhe FIFA, ndonëse luftimet në Gaza vijojnë. Në dallim, Rusia u përjashtua nga të gjitha nivelet e futbollit dhe më gjerë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Por, pse ky ndryshim mes dy vendeve dhe kjo “përkëdhelje” për Izraelin? Përgjigjja e kësaj pyetjeje vjen nga vetë mediat izraelite.

Sipas një raporti nga “Israel Hayom”, “nën presionin e fortë të SHBA-ve dhe atë diplomatik, Izraeli shmangu përjashtimin e menjëhershëm nga UEFA”.

Për kontekst, Rusia pati një përjashtim në shkallë të gjerë dhe të menjëhershëm nga garat sportive kur nisi luftën në Ukrainë. Sanksione mori edhe Bjellorusia, e cila mbështeti Rusinë.

Por, Izraeli ende po i reziston përjashtimit dhe për momentin, do të qëndrojë në garat evropiane, me Maccabi Tel Aviv që do të luajë në Europa League sipas planit.

Vetë ekipi Kombëtar i Izraelit është i përfshirë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Megjithatë, UEFA do të mblidhet javën e ardhshme për të vendosur për fatin e Izraelit.

Sipas gazetës britanike, “The Times”, shumica e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s janë në favor të një përjashtimi për Izraelin, pas gjetjeve të një komisioni hetimor të Kombeve të Bashkuara që akuzon izraelitët për gjenocid në Gaza.

Kujtojmë se Izraeli është anëtar i UEFA-s që nga viti 1994.

Për më tepër, “The Times” zbuloi se disa klube evropiane kishin pyetur nëse ishte e mundur të shmangnin ndeshjet kundër ekipeve izraelite.

Një pezullim i mundshëm nga UEFA do të ushtronte presion edhe mbi FIFA-n, e cila do të duhej të merrte një qëndrim.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e gjen veten në një situatë delikate. Lidhjet e tij të ngushta si presidentin e SHBA-ve Donald Trump janë të njohura publikisht.

Administrata Trump thuhet se është fuqimisht kundër përjashtimit të Izraelit nga Kupa e Botës 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Kjo, ndonëse Izraeli ende nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në fazat finale të turneut.

Po sipas “The Times”, edhe nëse FIFA do të heshtte, një pezullim i mundshëm i vendosur nga UEFA do ta bënte të pamundur që Izraeli të kualifikohej për Kupën e Botës të ardhshme.

Ndërkohë, Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut i ka bërë zyrtarisht thirrje FIFA-s dhe UEFA-s që ta pezullojnë Izraelin nga garat ndërkombëtare, duke theksuar se masa duhet të synojë shtetin dhe jo futbollistët individualë, të cilët nuk duhet të penalizohen për vendimet e qeverisë.

4 Komente

  1. t
    tru dhjere

    Shume mire.: Hiqni Izraelin dhe vini Hamasin e gazes, trainer erdogan islamistin.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Putin Gelboqja

      terroristet e Hamsit nuk mund te bejne asnje ndeshje, mbasi ia kane vrare te gjithe lojtaret, nderkohe vazhdojne luajne skuadrat e shtetit kriminal izraelian!

      Përgjigjjuni
    2. q
      qe te kuptoni

      Rusia sulmoi Ukrainen, Gaza sulmoi Izraelin! Nese dikush kerkon perjashtimin e Izraelit nga UEFA duhet te kerkoje ne te njejten menyre edhe perjashtimin e Ukraines nga UEFA! Kaq e thjeshte eshte! Sa per "Komisionin e Hetimit", duhet te dini se ky i ashtuquajtur komision drejtohet nga Irani dhe Pakistsni, vendet me demokratike te botes. Ndersa anetar i ketij far komisioni mund te behet cdokush online, mjafton te paguaje 70€ dhe mund te marre pjese ne votimet dhe vendimet e "komisionit". Kerkoni online se kush jane anetaret e 'komisionit" dhe do gjeni qe 85-90% e tyre quhen Muhamad dhe Ahmed ... Organet nderkombetare te OKB- se tashme jane shnderruar ne grumbullime funderrinash nderkombetare.

      Përgjigjjuni
      1. n
        na myten hajvanat

        bota nuk arsyeton me trurin e hitlereve te sotshem!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje