Serbia është futur në panik përpara ndeshjes me Kombëtaren shqiptare. Misioni për të parakaluar kuqezinjtë në renditjen e grupit K, për eliminatoret e Botërorit, bëhet gjithmonë e më i vështirë.
Përveçse trajneri Dragan Stojkoviç i ka të sigurta dy mungesa prej kartonëve si Milenkoviç dhe Lukiç, ka edhe një tjetër lajm negativ. Kosta Nedjelkoviç rrezikon që të mos grumbullohet për sfidën e 11 tetorit për shkak të një problemi fizik. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Lajpcigut, dhe në këtë mënyrë shkon në tre numri i titullarëve që mungojnë.
Mediat serbe raportojnë se trajneri është duke menduar të afrojë lojtarë të rinj për duelin me kuqezinjtë, si Aleksandër Stankoviç, i biri i Dejan Stankoviçit, dhe Andrej Iliç.
Sfida vendimtare, që me shumë mundësi do të vendosë vendin e dytë në grup, do të luhet në stadiumin “Duboçiça” të Leskovacit
Dhe Shqiperia qe i pelqen kaq shume lajme te tilla , sepse si ne 2014 shpreson per ngjarje jashte fushe qe te na favorizojne ne fushe. A kemi kellqe ta mundim Serbine ne fushe me gjithe titullaret e saj ? Atehere po do krenohemi me skuadren tone. Ne 2014 , 3 pike i morem me CAS , dhe serbet erdhen dhe na munden ne Elbasan 0-2. A kemi fuqi te marrim " hak" ne fushe ?
Kesaj rradhe dolem barazim dhe mund te kishim fituar .pra ky eshte progres por gjithelloget shqiptare jane te pakenaqur me silvinjon packa se serbet inat ti kemi po tu japim hakun janevteper te forte ne sporte .