Armando Broja shpërdoron shansin e parë të artë me Burnley-n

24 Shtator 2025, 14:01Sport TEMA
Armando Broja shpërdoron shansin e parë të artë me Burnley-n

Askush nuk priste që Armando Broja të kishte kaq shumë vështirësi pas transferimit te ekipi i Bunrley-t. Sulmuesi shqiptar i kushtoi arkave të klubit rreth 25 milionë euro, por tani prej javësh ka vështirësi për të luajtur.

Trajneri i Bunrley-t, Scott Parker, ka preferuar që të mos e grumbullojë në disa ndeshje të Premier Ligës me motivacionin se lojtari nuk është gati fizikisht për të zbritur në fushë.

Për këtë motiv fakti që ishte mbrëmë që nga minuta e parë në ndeshjen mes Burnley-t dhe Cardiff City, e vlefshme për një vend në turin e katërt të Carabao Cup, kishte shumë rëndësi për Brojën.

Ndeshja e 24-vjeçarit zgjati 78’ ndërsa u vlerësua me notë negative pasi shpërdoroi një shans të artë për të shënuar pas pasimit që mori nga Marcus Edwards. Për Brojën ndeshja kundër Cardiff ishte një shans i pashfrytëzuar.

4 Komente

  1. A
    Alban

    Lojtar kot vetem pordhe ka asnje gol nuk e kuptoj pse e mer kombetarja.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      Do vije momenti qe edhe Broja te dale ne lojen e tij. Nga demtimet eshte bere frikacak dhe ka nje fare te drejte sepse pastaj i bie te digjet pergjithmone. Uroj qe te gjeje forcen dhe ti rrikthehet sulmit ashtu si dikur.

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        Eshte djal i mire dhe lojtare i mir por shanset nga njehere nuk jane gjithmon me ty.

        Përgjigjjuni
        1. T
          TIfozi plak

          I mungon besimi tek vetja dhe agresiviteti. Mendoj se po te clirohet psikologjikisht eshte lojtar me vlera.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje