Ousmane Dembélé fiton “Topin e Artë 2025”

22 Shtator 2025, 22:53Sport TEMA
Ousmane Dembélé fiton “Topin e Artë 2025”

Tashmë gjithçka është konfirmuar: fituesi i çmimit më prestigjioz individual në futboll, “Topi i Artë 2025”, është shpallur Ousmane Dembélé.

Ylli francez i PSG ka triumfuar në garën e madhe duke mposhtur në një duel direkt talentin e jashtëzakonshëm spanjoll, Lamine Yamal, i cili ishte kandidati kryesor për ta fituar trofeun në moshë shumë të re.

Ky sukses e vendos Dembélén mes emrave më të mëdhenj të futbollit botëror dhe shënon një moment historik në karrierën e tij, pasi për herë të parë ngre në dorë “Topin e Artë”.

Lini një Përgjigje