Trajneri i Hungarisë: Në Itali më kërkuan para në këmbim të stolit, Orban më kërkon formacionin përpara ndeshjeve!

22 Shtator 2025, 17:00Sport TEMA
Trajneri i Hungarisë: Në Itali më kërkuan para në

Në një intervistë për “la Gazzetta dello Sport”, numri një i pankinës së Hungarisë tregon disa momente kyçe të jetës së tij ku pranon se largimi nga Italia ka qenë një “bekim” i madh. Rossi pranon se po të mos ishte për Hungarinë sot do të punonte si llogaritar, ndërsa kaulifikimin në Europian e kosnideron si mrekulli.  

“Hungaria më dha mundësi që të punoja, Italia jo. Mbase mund të kem dhe unë faj pasi nuk kam ditur kurrë që të ‘shitem’ për atë që nuk jam. Aventura ime me Cavese u pasua nga disa muaj vërtetë të vështirë. Nga stoli i ekipit presidenca më shkarkoi sepse nuk mbajti dot presionin e ushtruar prej tifozëve”, tha Marco Rossi.

Ndërsa pyetjes nëse i kishin kërkuar para ose jo për të stërvitur ekipe në Itali, 61-vjeçari u përgjigj: “Një herë më kërkuan para që në këmbim të më besonin një skuadër të Serisë C italiane”.

“Me hungarinë më lidhi një miku im, i cili kishte tri restorante. Shita shtëpinë time në Breshia dhe do të bëhesha llogaritar atje, por futbolli më mungonte shumë”, rrëfen Rossi.

I pyetur mbi aventurën në kombëtaren hungareze, e cila nisi në 2018-ën Rossi zbulon se falë tij kanë mundur që të evidentohen shumë lojtarë. “Pjesëmarrjet në Europian me Hungarinë ishin dy mrekulli. Falë meje kanë debutuar shumë lojtarë. Sektori i zbuluesve të talenteve punon shumë. Të gjithë njohin Szoboszlai-n dhe Kerkez, por suksesi im i madh është Varga, i cili luante në katërgorinë e katërt hungareze dhe punonte në një fabrikë”, zbulon 61-vjeçari.

Mes të tjerash komisari teknik i Hungarisë tregon edhe mbi lidhjen që ka me Viktor Orban-in: “Kemi një raport shumë të mirë, herë herë edhe darkojmë bashkë. Shpesh më ka dërguar mesazh në telefon ku më ka pyetur për formacionin dhe cilët lojtarë do të grumbulloja. Me këtë nuk dua të them se më kushtëzon pasi kam liri për gjithçka”.  

Lini një Përgjigje