“Kategoria Superiore”: Ky është formacioni dhe trajneri më i spikatur i javës së 4-t

22 Shtator 2025, 13:24Sport TEMA

Pas përfundimit të javës së 4-t të kampionatit “Kategoria Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë bërë përzgjedhjen e 11-shes

më të spikatur të kësaj jave sipas formacionit 3-4-3 si edhe trajnerit më të mirë.

Spikati në portë këtë javë gardiani i AF Elbasanit, Martin Janacek.

Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Arbenit Xhemajli i Egnatias, Dajan Shehi i Vorës dhe Aurel Marku i Bylisit.

Në mesfushë spikatën Kristi Qose i Elbasanit, Mccarthy Ofori i skuadrës së Bylisit, Esat Mala i Vllaznisë dhe Irgi Kasalla i Vorës.

Sakaq, vija e sulmit përbëhet nga dy sulmues të Egnatias, Alessandro Albanese dhe Nikola Buric. Treshen e sulmit e plotëson Fatjon Bunjaku i Elbasanit.

Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Elbasanit, Ivan Gvozdenović.

“Kategoria Superiore”: Ky është formacioni dhe trajneri

 

Lini një Përgjigje