Superiorja zbriti në fushë edhe këtë të dielë, për të zhvilluar disa nga ndeshjet e javës së katërt.
Barazim 0-0 mes Dinamos dhe Bylis, në takimin e luajtur në “Selman Stërmasi”.
Rasti i parë serioz i takon ballshiotëve, por Malomo nuk tregohet i saktë, duke gabuar para portierit. Në minutat e fundit të pjesës së parë, te dinamovitët provoi Dejvi Bregu, por pa rezultat.
23 minuta nga fundi i ndeshjes, ekipi i Josës mbeti me një lojtar më pak, pasi për një goditje me bërryl ndaj Ditës, u ndëshkua me karton të kuq Peralta. Në fund të dyja skuadrat morën nga një pikë, pavarësisht rasteve.
Në ndeshjen tjetër, Vora mundi 1-0 Flamurtarin.
Eshtë e vështirë të shikosh një ndeshje të kampionatit shqiptar. Rritje të nivelit të lojës ka por bëhet i mërzitshëm nga ndërprerjet e shumta të lojës. Në çdo tre,katër minuta mjekët i ke brenda në fushë, kur nëpër Europë kjo ndodh shumë rrallë. Lojtarë që simulojnë dëmtimin dhe gjyqtarë që ndërpresin lojën pa asnjë shkak serioz.Gjithnjë “dëmtimet” ndodhin tek lojtarët e skuadrës së cilës i inteteson rezultati. Në fund gjyqtarët shtojnë shumë pak minuta të cilat edhe këto shtyhen po me vonesa.”Kampion” për këtë lojë të pisët,prej shumë vjetësh,duket Teuta , e cila në të gjitha ndeshjet e forta nqs arrin pjesën e parë rezultatin që dëshiron në pjesën e dytë nuk ka më futboll për shkak të “taktikës së suksrsshme”të aplikuar prej tyre për prishje dhe vonesa të lojës deri në karagjozllëk.