Myrto Uzuni është duke përjetuar një tjetër kulm të karrierës, këtë herë në MLS me Austin. Futbollisti shqiptar ka zhvilluar disa ndeshje fantastike radhazi dhe në takimin e fundit të Austin ishte heroi i ekipit.
Një fitore 2-1 dhe një gol i shënuar në aksionin e fundit mjafton për të kuptuar rëndësinë e këtij lojtari për skuadrën.
Ndërkohë shpërblimi ka ardhur edhe nga specialistët e futbollit në MLS që e kanë lënë Myrto Uzunin në ekipin ideal të javës krahë emrave si Son apo Lionel Mesi.
Uzuni duket se e ka ndezur turbon para takimit të tetorit me Serbinë.
Nuk e kam kuptuar kurrë Silvinjon që një lojtar dinamik dhe me gjak si Uzuni e lë në stol. Dhe ngeli duke na vënë në formacion një kalë të ngordhur si Broja! Kam filluar ta humbas vlerësimin që kam pasur për Silvinjon.