Transmetimi skandaloz i ndeshjeve nga RTSH, Armand Duka takim me Eni Vasilin për cilësinë e sinjalit

24 Shtator 2025, 18:10Sport TEMA
Transmetimi skandaloz i ndeshjeve nga RTSH, Armand Duka takim me Eni Vasilin

Pas valës së kritikave për transmetimin e dobët të ndeshjeve të kampionatit shqiptar nga RTSH, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është takuar me drejtoreshën e përgjithshme të RTSH, Eni Vasili, dhe kryetarin e Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli.

Duka njoftoi përmes një postimi se fokusi i diskutimit ishte përmirësimi i cilësisë së sinjalit televiziv dhe standardeve të transmetimit.

“Sot mirëprita në një takim Kryetarin e Këshillit të RTSH, z. Fatjon Hoxhalli dhe Drejtoreshën e RTSH, znj. Eni Vasili.

Fokusi i diskutimit ishte rritja e standardeve të transmetimit të kampionatit, në mënyrë që emocionet e futbollit shqiptar të shijohen me cilësinë më të lartë në çdo shtëpi.”, shkruan Duka.


Kritikat ndaj RTSH kanë qenë të forta javët e fundit, me tifozë dhe ndjekës që shprehen të zhgënjyer për cilësinë e pamjes dhe problemet e shpeshta teknike. Pak kohë më parë, RTSH kishte hedhur fajin mbi FSHF, duke deklaruar se sinjali i transmetimit kontrollohet nga federata.

 

2 Komente

  1. P
    Plehrat drejtojne RTSh, Rama ben sehir dhe jep bux

    RTSH duhet mbyllur urgjentisht........ emigrantet nuk mund ta ndjekin ate sepse e ndalon kucedra budallacke qe e drejton. Thoma Gellci eshte i vetmi qe mund te drejtoje me kompetence RTSh. Ne kohen e tij femijet ne emigracion mesonin shqipen nepermjet RTSh.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bastari

      Ku je mi yllka se na mori malli

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje