Prapaskena: Refuzimi i ofertës së Betis ka bezdisur Interin, Asllani do vetëm klube të Serie A për shkak të familjes

24 Korrik 2025, 15:00Sport TEMA
Prapaskena: Refuzimi i ofertës së Betis ka bezdisur Interin, Asllani

Kristjan Asllani ka bezdisur Interin me qëndrimin e mbajtur pas ofertës që i erdhi nga Real Betis.

Për ziklatrit shitja e shqiptarit ka mjaft rëndësi pasi prej kartonit të tij do të gjenerohet një pjesë e fondit që duhet për të arritur te Lookman.

Drejtuesit zikaltër kishin kuptuar se Betis ishte e gatshme që të paguante rreth 18 milionë euro për mesfushorin, por ky i fundit frenoi gjithçka pasi preferon që të luajë në Itali.

Sipas medieve italiane Asllani nuk kërkon që të largohet nga Italia dhe për këtë motiv po kërkon një skuadër të Serisë A.

2 Komente

  1. n
    nacionalisti

    hahahah, e ka zene belaj interin me ket lojtarin e patatinave.... vazhdo shoku vazhdo se do e shofesh, lojtari me i dobet i kombetares

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hakan Callhanoglu

      Ai eshte lojtari me i mire i kombetares, po varet nga kush kend e shikoni ju dhe me ke e krahason. Asllani nuk eshte Ronaldo as Harri Kane po eshte lojtar I talentuar me te ardhme.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje