Edhe pse Granit Xhaka i ka thënë Leverkusen-it se dëshiron të transferohet në Angli ku ka akord me ekipin e Sunderland duket se transferimi në ishull do të jetë i vështirë.
Pas dy sezoneve të suksesshme në Gjermani mesfushori është tunduar nga ideja që të rikthehet edhe një herë në Premier League, por planeve të tij u është bërë pengesë trajneri i Bayer Leverkusen.
Erik Ten Hag tha ditën e djeshme se menaxheri i Xhakës mund të tregonte çfarë të dëshironte në medie, por klienti i tij nuk do të largohej nga Gjermania. “Nuk mendoj se duhet që të flas më shumë për këtë argument. Deri më tani kemi humbur tri lojtarë kryesorë dhe largimi i një të katërti nuk është në planet tona. Ai ka dhe tri vite kontratë me ne”, tha Ten Hag. Sipas medieve gjermane Leverkusen kërkon më shumë se 20 milionë euro për kartonin e Xhakës.
Lini një Përgjigje