
Marc Cucurella, kampion i saposhpallur i Botërorit të Klubeve me Chelsea, tregoi me humor një nga momentet më të përfolura të finales, gjatë një interviste për “Jijantes FC”. Aty foli për skenën “virale” në të cilën Donald Trump “u fut në skenë” gjatë ndarjes së trofeut.
“Na kishin thënë që, sipas rregullit, Donald Trump do të vinte të na dorëzonte trofeun dhe askush nuk duhej të ngrihej derisa ai të largohej”, – shpjegoi mbrojtësi spanjoll për Gerard Romero.
Por gjithçka doli jashtë kontrollit, kur ish-presidenti i SHBA-së nuk zbriti nga podiumi, pavarësisht përpjekjeve të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe vendosi të qëndronte për të festuar me lojtarët e Chelsea në momentin kur Reece James ngriti trofeun.
Cucurella e përshkroi me humor skenën e sikletshme: “Ishim të gjithë atje, duke pritur që ai të largohej, por Trump nuk donte të ikte. E shikonim dhe ai thoshte: Ngrijeni, ngrijeni trofeun, unë po rri këtu”.
Pastaj shtoi me sinqeritet: “Po kush t’i thoshte gjë? E di ti…, unë isha i frikësuar fare”. Moment që e bëri internetin të shpërthejë dhe do të mbetet si një nga episodet më të çuditshme të një finaleje ndërkombëtare.
Ja nxoren nje bisht legenat dhe kesaj vetem se ishte Trumpi atje.Kukuleshi na paska qene i frkesuar.
Trump jashte karakterit u tij u tregua shume me miqesor sec duhej, ortierin e Celesit qe ishte edhe kapiteni qeshnin mes tyre gjate bisedes. Kukureja (Cucurella) nje pic i vogel qe dukej si bisht qeni kerkon vemendje.
Ca thua o rrote kari ne ceremonies e dhenies kupes nuk duhet te rrije asnje person tjeter pervec ekipit fitues,pse duhet te beje perjashtim nje kokekuq qe se di si luhet futbolli? O trapista mos komentoni ne faqen sportive Cucurela ishte ne vendin e vet ai cfare pidhin e satem donte duke futur hundet gjithandej?
Askush nuk dukej më i gëzuar se Trump në atë shfaqje. Dukej i lumtur mes atyre djemve të rinj në lulen e jetës, që me punë të palodhur po korrin frutin e suksesit aq shumë të merituar. Por të majtët shikojnë vetëm sterrë në figurën e tij. Edi Rama ju qepet për një foto Ronaldos me shokë dhe këta nuk shohin të keqe, kur Trump ishte në ceremoni si president i vëndit organizator.