Në garë për Armando Brojën është futur edhe PSV Eindhoven. Në Angli janë të bindur se shqiptari momentalisht ka katër destionacione ku mund të shkojë edhe pse me asnjërin prej klubeve Chelsea nuk ka hapur një tratativë konkrete.
Sipas medieve britanike përveç Parmës, Shtutgartit dhe Lajpcigut për shërbimet e sulmuesit shqiptar është interesuar edhe ekipi i PSV Eindhoven. Edhe pse Brojës i mungon goli në Premier League prej vitesh, për herë të fundit festoi në shkurt të 2022-it, skuadra holandeze mendon se shqiptari do të bëjë mirë në Eredivisie.
Sipas medieve angleze drejtuesit e PSV-së kanë konsideratë për 23-vjeçarin, i cili është familjar me kampionatin holandez pasi luajti për disa muaj si i huazuar me ekipin e Vitesse.
Sher i madh per kete dellin…… Real, Barca, PSG, Bayern ne lufte per kete qe se nief golin. Ne fund do perfundoje tek liga 2
Broja tani eshte bere dhe mua me kujton Fred Filiarin i Lokomotives se Durresit,nje nga lojtaret me triblues dhe teknik qe kishte Shqiperia ne fund te viteve 70 dhe fillimi i 80,,, Fredi bente triblime spektakolare ,por vetem per 20-30 minuta dhe pastaj kryqezonte krahet dhe priste nonji top qyl qe ti vinte te kemba mbasi nuk kishte me takat ,per kete trajneri detyrohej ta ndronte ne pjesen e dyte..
Ka tre vjet qe nuk luan dhe e kerkojne te gjithe ???!!!
Keta te bejne te qeshesh edhe kur nuk do, ky toci qe kur ka dale si emer ne futboll vetem ne infiermeri mbahet mend, i demtuar dhe me stervitje te vecante i ndare nga skuadra. Celsi do t'a shesi, po kush ja merr i ka mbetur ne dere prej kontrates.
Edhe kampoonet e Ballshit po e kerkojne.