Kristjan Asllani është kthyer në një temë të nxehtë në Itali.
Mesfushori shqiptar është jashtë projektit të Interit dhe drejtori sportiv i klubit e tha hapur në media se 23-vjeçari duhet të gjejë një tjetër skuadër.
Zikaltrit e vlerësojnë kartonin e Asllanit 20 milionë euro, por jo të gjithë janë dakort me këtë shifër.Një prej personave që e sheh këtë vlerë si të ekzagjeruar është edhe Mauro Suma.
Gazetari italian është treguar ironik për këtë gjë. Suma ka thënë në “Telelombardia” se: “Nëse Asllani vlen 20 milionë euro, atëherë Musahu vlen 80 milionë euro”. Musahu u ble nga Milani prej Valencias për 18 milionë, por përvoja e tij te kuqezinjtë shkoi në mënyrë mjaft të keqe.
Edhe ju na sillni kètu si lajm vlerèsimin e " Sumès"??? Ju ka bèrè shumè dèm vapa e madhe ...
Po e ka thene Suma, do jete lajm i sigurte...
Ki gazetari suma kushuri me grida sumen