Në vitin 1985, një Ronaldo shumë i ri ende nuk njihej nga askush. Prirjet e tij të ardhshme si yll futbolli ishin thjesht intuitë e Fernando dos Santos Carvalho, një zbulues talentesh që sapo kishte hyrë në të 20-tat. Ai u përball për herë të parë me atë që do të bëhej “Fenomeni”.
Ishte i pari që i dha mundësinë të luante, duke e aktivizuar në disa miqësore, përpara se të hynte në radarët e futbollit profesionist. Sot, Ronaldo ka një karrierë të papërsëritshme pas vetes, i renditur mes më të mirëve të të gjitha kohërave. Por fati i Carvalho është i ndryshëm dhe shumë më i hidhur. Sot jeton në varfëri ekstreme, pa një shtëpi dhe i sëmurë.
“Kam provuar disa herë t’i kërkoj ndihmë, por gjithmonë ka refuzuar”, – tregon ai. Një histori mosmirënjohjeje ekstreme karshi Fernando dos Santos Carvalho, i njohur si njeriu që zbuloi për herë të parë Ronaldo Nazário, të cilin bota e futbollit e njeh si “R9” apo “Fenomeni”.
Ish-vëzhguesi tashmë 58-vjeçar, në vitet 1980 drejtonte një shkollë futbolli në lagjen e tij, në Vila Valqueire Tênis Clube, ndërsa në vitin 1984 përzgjodhi Ronaldon për një provë. Në të njëjtën kohë, Ronaldo luante edhe “futsall” në një skuadër tjetër, por si portier, pasi nuk kishte vende në formacion.
Askush nuk i kishte vënë re aftësitë e jashtëzakonshme të atij djaloshi. Tri vite më vonë, kur Carvalho shiti shkollën dhe u transferua te Social Ramos, e mori me vete edhe Ronaldon, duke i dhënë kështu hov karrierës së tij.
Ngjarjet i rrëfen vetë Fernando dos Santos Carvalho, duke kujtuar hapat e parë të karrierës së “R9”: “E ëma ishte kundër, sepse jetonin në një lagje tjetër, por i premtova që do kujdesesha për të. E merrja dhe e ktheja në shtëpi pas çdo stërvitjeje. E shoqëroja gjithashtu edhe për ndeshjet e ‘futsall’. Ronaldo ishte gati të firmoste për Flamengon, por familja nuk kishte para për të paguar transferimin”.
Në fund, falë ndërhyrjes së Jairzinho, golashënuesit më të mirë të Botërorit 1970, Ronaldo kaloi te Cruzeiro për të bërë më pas hapin e madh në Europë. Fillimisht te PSV Eindhoven në vitin 1994, më pas te Barcelona dhe Inter, duke u bërë ikonë botërore.
Deri këtu është historia “zyrtare”, por Carvalho tregon një anë tjetër të fshehur, më reale dhe më e dhimbshme. Ndërsa për Ronaldon u hapën dyert e famës, lavdisë dhe suksesit, për të filloi një makth me sy hapur. I sëmurë dhe pa të ardhura, ai përfundoi shpejt në varfëri të plotë, gjendje në të cilën jeton edhe sot, pa një shtëpi:
“Kam provuar disa herë ta kontaktoj, por pa sukses. Disa vite më parë mora një autobus për në São Paulo për ta takuar dhe për t’i kërkuar ndihmë, por Ronaldo refuzoi, duke i thënë përfaqësuesit të tij se nuk kishte kohë për mua”.
Carvalho tregon se ka bërë gjithçka për të rikthyer kontaktin me Ronaldon ndër vite, duke kërkuar të paktën një shenjë mirënjohjeje për vështirësitë e tij ekonomike dhe shëndetësore: “I kam dërguar mesazhe edhe Renatinho, i cili është drejtori që menaxhon disa prej restoranteve të Ronaldos në Spanjë, me shpresën që të hyja në kontakt me të. Megjithatë, ende po pres një përgjigje…” (Telesport)
këto që thotë "zbuluesi",janë e vërteta e tij!!për të vlersuar ngjarjen,udhet pyetur dhe ana tjetër!!pra ronaldo!mua personalisht nuk më ka pëlqyer asnjëherë,pavarsisht aftësive të tij të pamohueshme,por për punë bamirsie nuk ke çti thuash!!nuk është shok i ketaminov maskut!!ka ndihmuar dhe ka bërë bamirësi!!pa dëgjuar,ditur arsyen e ronaldos nuk mund të merret për të vëtetë të kulluar kjo histori!!
Ka qene ne Durres nje trajner futbolli i femijeve , Filip qorri i thoshin se nuk kishte nje sy,,edhe ai pothuajse ka zbuluar dhe ndihmuar te gjithe talentet femije te futbollit durrsak ne vitet 60-70 duke i bere futbollist me emer ,,qe prej vllezerve Ballgjini,Mir Hima,Filiari,Cela,Niko Jani,Lad Ajazi,Naim Dollaku,etj,etj qe spo me kujtohen,,,.Por ai mbeti gjithmon modest,kokeulur dhe nuk kishte pare te pinte nje kafe dhe me thene te verteten asnje nga ishfutbolliste e tij me vone nuk e respektonte,mbasi ishte i repte dhe kerkonte shume disipline dhe rigorozitet ne stervitje dhe ndeshjet qe beheshin me femijet..Megjithate pati respektin dhe mirenjohejen e sportdasheve durrsak.
or taj shoq me llagap te naktrrur! Lin pak spacio permidis fjalvet. Jo per gjo, por t len pershtypjen e ni shkollpaku (do vrete Petrit Vasili)
ça ti boj or ti??më pëlqejnë të ngushta!!ti meqë i ke qef tgjona,boji si të të vijë!!
Arsyetim i sakte!
Me duket se po e ngaterron me Christiano Ronaldon kur thua qe ben bamiresi. Sepse Ronaldo Luís Nazário de Lima (Fenomeni), per te cilin flet artikulli nuk mbahet per ndonje bamires te madh. Me shume mbahet mend per fiaskon ne finalen e 1998 dhe per barkun qe i shkoi te goja si grua shtatzane.
Kur thua qe mbahet mend për fiaskon e 98 dhe barkun duket që je një rrot kari qe smer vesh nga futbolli.Dhe sa për dijeni Ronaldo ishte nga të parët që dhuroi 250 000 dollarë për shqiptaret e Kosovës kur i dëboi Serbi.
Kurse ti qeke nje njeri i destabilizuar psiqikisht qe ne momentin e pare qe nje i panjohur komenton dicka qe ska lidhje me ty ne internet ben nje shperthim psikopatik. Me shume gjasa kane abuzuar me ty kur ke qene femije dhe ke humbur stabilitetin mendor. Kerko ndihme se ka specialiste qe mund te te ndihmojne.
O të qifsha rracen ku e shikon shperthimin ti.Psikopat dhe i abuzuar je ti qe fëmij dhe tani.
Hulumtuesi......KAZAN gazekar
Nqs Zoti te ka krijuar tu banal pa edukate injorant!
te nderuar lexues me pak perkushtim ju kuptoni qe Ronaldo eshte vetem nje qenioe jashtenjerzore,diktator,i rrezikshem dhe pa intelekt shikojeni mire dhe do bindeni
xuso,ai është një futbollist!dhe asgjë më tepër!!si e përmënda dhe më sipër nuk më pëlqen loja e tij pavarsisht talentit!!në jetën e tij private?!mund të bëjë çtë dojë!!
Sido te jete historia...tregon se ky Ronaldo eshte njeri pa vlera morale e shoqerore.. Zbuluesi I tij apo mbeshtetesi I tij ne fillesat e tij te futbollit,..I la kerkuar nje ndihme jetesore..! Eshte rritur fukara dhe ka ngelur fukara e shpirtlig kjo qenje qe shkelqeu ne futboll!
Ronaldo, eshte dhe fenomen i eogozmit dhe i shpirtvogelsise. Kur dhe vet e thote, qe jam futbollisti me i madh i gjithe kohtave.
E paska zbuluar Ronaldon ne 1984? Hallall.
Ronaldo ka lindur në 1985, ky e ka përzgjedhur në 1984?????
ka lindur ne 1976 o çmesues qe sdi te lexosh
Për Ronaldo brazilianin e ka llafin...
o koqe kandari kush i shkrun keto budallalleqe! po kristiano ronaldo ka lindur ne 5 shkurt 1985. Çfar zbuloi ky buri qe sot na qenka ne gjendje te mjerushme ne vitin 1985?!!!!! Vrimen nga do dilte Ronaldo?qe aty e pa talentin? mu kujtua nje kaldais kur isha i vogel qe tregonte se kish zbuluar e i kish mesuar te kendonte Beniamilo Xhilit
E ka fjalën për Ronaldo fenomenin prandaj mos ofendo kot.
Behet fjale per brazilianin dhe jo per portugezin. Gjithsesi per sa i perket temes, futbollistet sidomos keta te koheve moderne nuk eshte se kane ndonje nivel, per mos te thene qe nje pjese e mire e tyre jane injorante. Nuk mund te presesh prej kesaj kategorie edhe empati.
"dasho"! Ky zbuluesi i Ronaldos eshte gjinekolog dhe e ka zbuluar Ronaldon gjat nje ekografie pelvike abdominale qe i ka kryer Maria Dolores dos Santos Aveiro, momes se Ronaldos kur ajo ishte 14 javeshe me barre. Ne ke moshe zbulohen talentet. Pastaj ky zbulues beri nja dy dallavere te vogla me nje zyre noteriale me emer ne Shqiperi ne vitin 2008 dhe ngeli me gisht ne ........ goje.
O analfabet, jo ai po ai tjetri Braziliani qe ka lindur me 1976
Ronaldon e Brazilit, thotë...
O Zoteri I nderuar artikulli flet per Ranaldon e Brazilit .(Jo Kristiano Ronaldon e Portugalise) Ai ka lindur ne 1976 e Jo ne 1985. Gjithsesi edhe sikur te kishit te drejte po pse ofendoni xhanem!?
Haha opo të gjithë me ofendime sharje nuk e kuptojnë që flitet për Ronaldo fenomenin brazilianin.
O ju që e mbani veten të zgjuar bëhet fjalë pēr brazilianin R9 dhe jo pë portugezin CR7.Skeni faj se në atë kohē shëtisnit nga një t.pe e babës tuaj në t..en tjetër.????
"ti qe me bere mire mua, ta befte zoti gazep ty"....ne kete jete, gjerat. kane vlere vetem po i shiite....nqs i fal nuk kane vlere
A e dini driblimin e Ronaldos? Besoj qe Po. Eshte vetem nje, qe kalon kemben mbi top dhe vepron me tjetren, nuk e kam pare ndryshe. Per te shenuar, patjeter ate pozicion i kane dhene. Eshte lojtar shume i mire, por jo fenomeni i gjithe koherave. Do pelqeja me shume Schilacin e Italise se Ronaldon.
Ik shiko ndonjehere futboll para se te thuash budallaliqe te kesaj natyre.
Shkrimi është për Ronaldo fenomenin pra brazilianin R9 dhe jo CR7.
o koqe ktu shkruhet per Ronaldo Nazário i datlindjes 22 septembre 1976 mesuese lexoje librin deri ne fund po kenke mesuese demokracie si 7X7 =42 dashi rritu edhe pak hiqe bibronin dhe lexo pak me shume
O Dash nuk behet fjale per CR-7 por per fenomenin (Ronaldo Nazario) i pensionuar nga futbolli para vitesh.Eshte Braziljani qe shenoj golat e finales te boterorit 2002 ne Kore.
o dashi ! behet fjale per Ronaldon origjinalin, " il Fenomeno", brazilianin, jo portugezin
Nuk te ka borxh personal Ronaldo se detyren ke bere. Por milionere si Ronaldo duhet t’i paguajne shtetit gjysmen e te ardhurave, sepse pa shtet qe mbron pronen dhe zbaton kontratat nuk do kishte asnje futbollist milioner. Me ato para pastaj mund te strehohen dhe kurohen shume Fernando.
Behet fjale per Ronaldon me nr 9 brazilianin o kok bole
Njerez mos u keqkuptoni per vitet pasi e ka per Ronaldo fenomenin, braziljanin, jo Kristiano Ronaldon.
Gormar ai qe e ka shkruajtur kete shkrim, por me gomerë jane ata qe komentojne pa e futur trurin ne pune. Ngaterrohet Ronaldo Nazario me CR7. Keshtu ndodh kur gazeta nuk ka nje redaktor por lejon keto shkrime paçavure. Me shume ngaterresa krijon se sa informon. Keta "moraliste" komentues, duhet te shikojne nje here veten e tyre dhe te pyesin, se sa njerez kane ndihmuar ata vete perpara se te merren me historite e te tjereve. Pa ditur se si ka qene rrjedha e gjerave keta injorante komentues fillojne dhe vene Piken mbi I.
S'ke ça pret nga një Interist.