
Galatasaray po ëndërron shumë pasi finalizoi blerjen e përhershme të sulmuesit nigerian Victor Osimhen. Në kërkim të një portieri, kampionët turq i kanë vënë syrin numrit një dhe kapitenit të ekipit kombëtar italian, Gianluigi Donnarumma, i lindur në vitin 1999.
Me një vit deri në skadimin e kontratës së tij me Paris Saint-Germain, ish-portieri i Milanit ende nuk ka arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij me kampionët evropianë, kështu që Galatasaray është futur ne gare per transferimin.
Por si mund ta përballojë klubi turk një fushatë kaq të madhe transferimesh? Merita i takon një marrëveshjeje të kohëve të fundit prej 300 milionë eurosh për fushën Florya në lagjen Bakırköy, ku ndodhen objektet stërvitore të Galatasaray.
Kjo marrëveshje prej 300 milionë eurosh, e nënshkruar me Nivak Yapı A.Ş., pritet të gjenerojë të ardhura prej mbi gjysmë miliardi eurosh për klubin.
Një injeksion i konsiderueshëm parash në arkën e Galatasaray, disa prej të cilave tani po investohen në tregun e transferimeve për të ndërtuar ekipin më të madh të ëndrrave të Turqisë ndonjëherë.
Ndërkohë, blerja e Victor Osimhen u finalizua dje. Një marrëveshje prej 75 milionë eurosh që përfshin gjithashtu një përqindje të çdo rishitjeje të ardhshme te Napoli, si dhe pamundësinë e Galatasaray për ta shitur lojtarin në Itali për të paktën dy vjet.
Sulmuesi nigerian shqyrtoi draftin përfundimtar të kontratës së tij dhe tani po cakton vizitat mjekësore me klubin e tij të ri.
Ndonjë të re nga Xhensila?