Interi nuk di çfarë të bëjë me Asllanin, një klub tërhiqet nga gara për mesfushorin

22 Korrik 2025, 16:00Sport TEMA
Interi nuk di çfarë të bëjë me Asllanin, një

Kristjan Asllani po kthehet gjithnjë e më shumë në një problem për Interin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është jashtë planeve të klubit dhe kjo është pranuar publikisht edhe nga drejtuesit e zikaltërve. Por ata nuk po bëjnë asgjë që të ndihmojnë mesfushorin që të gjejë një sistemim të ri.

Pasi Asllani refuzoi Betisin, sepse dëshiron të vazhdojë të luajë në Serinë A, u përfol se dy skuadra kishin mbetur në garë për të, të interesuara për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare. Fiorentina dhe Bolonja janë në kërkim të përforcimeve në mesfushë dhe shohin te Asllani një element që mund t’i ndihmojë të bëjnë një tjetër hap cilësor.

Por mediat italiane raportojnë se Fiorentina është tërhequr nga interesimi për futbollistin, për shkak të çmimit të lartë që Interi i ka vendosur kartonit të tij. Zikaltrit kërkojnë 18-20 milionë euro për të lënë të lirë futbollistin e Kombëtares dhe në Itali kjo shifër nuk paguhet lehtësisht. Ndaj klubi i qytetit të Firences është tërhequr dhe tashmë është një opsion më pak për të ardhmen e Asllanit.

2 Komente

  1. X
    Xhek

    Po çeshte ky shkrim idiot Asllani eshte 21 vjeç dhe ka gjithe karieren perpara , eshte djale Kokolur dhe puntor dhe me goxha cilesi . Do gjeje ekip dhe do shkelqeje , Interi eshte ekip Qe nuk rrit talenete me kujtohet kur shiten Pirlon Dhe shume te tjere e pasataj pendohen .

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cute Babuli

      Na e shiten si talent te modh ket Asllanin e tash nuk po e don kush; si bohet mer jahuu?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje