Prestigjozja italiane artikull Cristian Shpendit: Viti i shenjtërimit, Cesena ëndërron me të

25 Janar 2024, 16:22Sport TEMA
Prestigjozja italiane artikull Cristian Shpendit: Viti i shenjtërimit,

Cristian Shpendi po shijon një sezon fantastik me Cesenan ku ka shënuar plot 13 gola vetëm në gjysmën e parë të sezonit duke kaluar edhe vëllain e tij, Stivenin. Forma e mirë nuk ka sesi të mos vihet re dhe në TuttoMercatoWeb i ka kushtuar një artikull sulmuesit shqiptar.

“Viti i shenjtërimi” e quan TMW sezonin e Cristianit si dhe shkruan se Cesena ka të drejtë të ëndërrojë me shqiptarin që po i udhëheq drejt Serie B.

Sezonin e kaluar Cesena shijoi serinë e golave të Stiven Shpendit, i cili shënoi 12 gola, me 3 asistime, në 33 paraqitje me fanellën e Bianconerëve në kampionat. Numra që tërhoqën vëmendjen e shumë klubeve të kategorive më të larta tek italo-shqiptari i lindur në vitin 2003 me Empolin që doli në krye. Pasi ka fluturuar në Serinë A për Shpendin, ku deri më tani ka bërë 11 paraqitje pa e gjetur ende rrjetën, në Cesena vendosën të fokusohen te binjaku i tij Cristian Shpendi dhe u shpërblyen për këtë.

Pas një viti të parë me vetëm një gol dhe një asistim në 19 paraqitje, po vjen viti i shenjtërimit të sulmuesit, aq sa ai tashmë ka kaluar shifrat e vëllait të tij. Në fakt, numri 9 i Cesenas ka shënuar tashmë 13 gola, me 3 asistime, në 18 ndeshje kampionati plus një tjetër në 2 ndeshjet e Kupës së Italisë të luajtur nga bardhezinjtë. Gola që e lejojnë Cesenën të kryesojë Grupin B të Serisë C me 3 pikë ndaj surprizës Torres dhe 14 ndaj Peruggias që aktualisht është forca e tretë në kampionat.

Nga njëri Shpendi te tjetri rezultati në shtëpinë e Cesenas nuk ndryshon, madje është përmirësuar dhe sipas të gjitha gjasave verën e ardhshme drejtuesit do ta gjejnë veten duke u përballur me kërkesa të reja edhe për Cristianin. Por ndoshta me një Serie B për të luajtur, siç shpresojnë tifozët e Cavalluccio, do të jetë më e lehtë t’i rezistojnë sirenave dhe të shijojnë Shpendin edhe për një vit.

1 Komente

  1. a
    astriti

    me se fundi nje lojtar qe do u mbetet ne kujtese shqiptareve .pa diskutim do te jete me i miri ne 20 vjecarin e fundit ne futbollin shqiptar .nje van basten i vogel per kombetaren shqiptare .zoti e ruajte nga demtimet ,mendore dhe fizike .nese vazhdon keshtu do kemi rast te mburremi me te ,dhe te shijojme ate qe do na afroje me uniformen kuq e zi .suksese shpendi i vogel ne te medhat gjera qe do te besh .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje