Rey Manaj në formacionin më të mirë në Turqi, vlerësohet me notën 9.9

28 Janar 2025, 12:44Sport TEMA

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj është futbollisti më i vlerësuar i raundit të 21-të në Superligën e Turqisë. "SofaScore" e ka përzgjedhur lushnjarin në sulmin e formacionit më të mirë, duke e vlerësuar me notën 9,9.


Në fitoren e fundit të Sivasspor 5-2 kundër Kayserispor, Manaj i shënoi dy gola dhe asistoi me dy pasime finale për shokët e tij të skuadrës. Krah tij është një emër i njohur, Kristof Piatek.

Kujtojmë se dëmtimi e la për disa javë jashtë fushe sulmuesin kuqezi, ndërsa me rikthimin në fushë ka treguar edhe njëherë se reflekset nuk i kanë humbur.

Rey Manaj në formacionin më të mirë në Turqi,

Lini një Përgjigje