Dy ditë përpara sfidës së fundit në Champions League, Interi do të duhet të bëjë pa dy titullarë. Zikaltrit përballen në shtëpi ndaj Monacos të mërkurën në mbrëmje.
Françesço Açerbi dhe Hakan Çalhanoglu nuk do të jenë nën urdhrat e trajnerit Inzaghi për këtë sfidë. Të dy lojtarët janë stërvitur në mënyrë individuale, për ëtë qenë gati në derbin e Milanos për fundjavë.
Me dëmtimin e Çalhanoglu, do të jetë një mundësi e mirë për Kristjan Asllanin për të marrë minuta të mërkurën në mbrëmjen e Champions League.
I uroj Asllanit sukses ne keto ndeshje. Rasti eshte Mbret i Botes. Dikush u demtua per ti sjell shansin Asllanit te tregoje vlerat. Tom Brady, quarteback me i mire i gjithe koherave ne Futbollin Amerikan ka ndejtur 3 vjet rezerve ne ekipin e Bostonit. Ne nje moment u demtua i vjetri, u fut Tomi, dhe beri histori. Asllanit po i jepet shansi te tregoje vlerat.