“Kategoria Superiore”: Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 22-të

27 Janar 2025, 13:14Sport TEMA
“Kategoria Superiore”: Përzgjidhet formacioni dhe trajneri

Java e 22-të e “Kategorise Superiore” u mbyll mbrëmë me triumfet e Egnatias dhe Laçit. Këtë javë fituan edhe Tirana dhe Skënderbeu, ndërsa sfida Partizani – Dinamo City u mbyll në barazim 1-1.

Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjodhën si zakonisht formacionin dhe trajnerin e javës.

Portieri më i mirë i javës është përzgjedhur Mario Dajsinani i Egnatias. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Agan Mjaki (Laçi), Edison Kola (Tirana), Saliou Sembene (Partizani) dhe Klevis Shaqe (Skënderbeu).

Tre mesfushorët më të dalluar të javës së 22-të janë: Ian Soler (Tirana), Mario Rabiu (Skënderbeu) dhe Serxho Ujka (Egnatia).

Në majën e sulmit qëndron Peter Itodo Mandela (Dinamo City), ndërsa krahët përbëhen nga Ermir Rashica (Skënderbeu) dhe Ledjo Tresa (Laçi).

Trajneri i javës është përzgjedhur Edlir Tetova.

1 Komente

  1. A
    Arbitri Dinamo Favorizoj...lol

    egnatia, laci, kukesi..what the fck, man..cpo ndodh ne Albanistan, lol

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje