Çelsi i hap dyert kthimit të Brojës, por detyron Evertonin që t’i marrë një lojtar tjetër në vend të sulmuesit shqiptar

26 Janar 2025, 12:53Sport TEMA
Çelsi i hap dyert kthimit të Brojës, por detyron Evertonin

Klubi i Çelsit duket se është gati që të mirëpresë kthimin e Armando Brojës në radhët e klubit londinez për pjesën tjetër të sezonit, duke mbyllur para kohe huazimin e tij në radhët e Evertonit. Por për ta bërë këtë gjë, Evertoni duhet të pranojë që në pjesën e mbetur të sezonit, të huazojë një tjetër futbollist në vend të sulmuesit shqiptar.

Evertoni kërkonte të kthente mbrapsht Brojën pasi nuk e do e ketë të gatshëm deri në javët e fundit të sezonit si pasojë e dëmtimit që pësoi në kaviljen e  këmbës së djathtë. Por Çelsi ka vendosur kusht për kthimin e parakohshëm, duke bërë të qartë se kërkon të ketë një lloj përfitimi për të mbyllur para kohe huazimin.

Diskutimi rreth rrogave të Brojës ka kaluar në plan të dytë, pasi mediat angleze raportojnë se Çelsi është gati të bëjë sakrificën duke kthyer lojtarin e dëmtuar, por vetëm nëse Evertoni huazon një tjetër futbollist të bluve londinezë për pjesën e mbetur të sezonit. Kiernan Djusbëri-Holl dhe Karnei Çukuemeka, janë dy lojtarë që nuk gjejnë minuta me Mareskën dhe Çelsi kërkon që t’i dërgojë diku të aktivizohen për të mos ulur vlerën e tyre pasi mendon se mund të shiten gjatë verës.

Kësisoj, nëse Evertoni pranon të marrë në huazim deri në fund të sezonit një prej këtyre lojtarëve, duke i garantuar disa minuta, atëherë Çelsi merr përsipër kthimin e Brojës te londinezët, për të vazhdar riaftësimin me skuadrën e cila zotëron kartonin e sulmuesit shqiptar. Palët janë ende në bisedime për arritjen e këtij akordi.

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Ore gazetare a dini te perktheni apo si gjithmone futja kot. Evertoni kerkon qe te ktheje Brojen tek Celesi dhe te marre ne huazim njerin apo te dy lojtaret e tjere qe permenden ketu. Me nje fjale nuk eshte Celsi qe kerkon te beje kete gje por eshte Evertoni. Nga ana tjeter te dy lojtaret qe lerkon Evertoni jane kerkuar edhe nga ekipe te tjera. O Mero, i paguan zotrote keta mender gazetare apo e bejne kete pune gjysmake vullnetarisht?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje