Klientelizmi Duka-Frangaj: FSHF zgjedh TV Klan për transmetimin e eventit “Topi i Artë”

26 Janar 2025, 14:32Sport TEMA
Klientelizmi Duka-Frangaj: FSHF zgjedh TV Klan për transmetimin e eventit

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë mbrëmjen e nesërme edicionin e tretë të mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2024”, ku do të ndahen çmimet e paracaktuara, e ku në total do të jenë rreth 9- çmime.

Megjithatë, vendimi për transmetimin ekskluziv të këtij eventi nga TV Klan, dhe jo nga transmetuesi publik RTSH, ka shkaktuar debat të gjerë dhe ngritur pikëpyetje mbi transparencën e këtij procesi.

Megjithë “bujën” që institucioni i futbollit shqiptar kërkon ti bëjë këtij eventi, duket se gjithçka dhe vëmendjen më të e madhe e ka marrë lidhja klienteliste mes FSHF-së (Armando Dukës) dhe TV Klan (Aleksandër Frangajt) pasi në çdo njoftim të Federatës, foksi i tyre ka qenë se këtë ngjarje do e transmetojë TV Klani, ç’ka ka zhvendosur vëmendjen nga vetë ndarja e çmimeve

Logjikisht, ngjarje të tilla që lidhen me futbollin shqiptar pritet të transmetohen nga televizioni publik, RTSH, për shkak të rolit të tij si partner i FSHF-së për garën kryesore kombëtare.


Kritikët e këtij vendimi argumentojnë se kalimi i të drejtës televizive te TV Klan tregon një favorizim të qartë dhe thekson lidhjet e ngushta midis kreut të FSHF-së dhe pronarit të televizionit privat.


Kjo lëvizje nxit debat mbi transparencën dhe prioritetet e FSHF-së, duke hedhur hije mbi raportet mes futbollit dhe interesave private.

RTSH nuk ka reaguar ndaj këtij vendimi, duke u lënë jashtë një eventi që lidhet drejtpërdrejt me futbollin shqiptar, një situatë që shumë e konsiderojnë si nënvlerësim të rolit të transmetuesit publik. (TemA)

11 Komente

  1. T
    Teo

    O Mero kujt i qahesh. Shtetin e cdo gje ne dore e keni.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ????

      Duken e ka vetem Sandri.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Goni

      Neser eshte tigri na plasi trapi

      Përgjigjjuni
      1. D
        Degelisi

        "Event"!!!!???? E kerkova kete fjale ne fjalorin shqip-shqip dhe nuk e gjeta

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirona 1920

          Sa fjal sdo gjesh ti më shok, as që ja ke iden.Duhet me i kërku në ndonjë fjalor tjetër se tek i yni zor se gjen diçka bga kto fjalë që përdoren sot

          Përgjigjjuni
        2. p
          populli

          kur do ti vije koha ketyre mamutheve! Kane kap edhe PDne edhe PSne

          Përgjigjjuni
          1. x
            xyz

            Keta te dy nje kane te perbashket Tradhetin ndaj atdheut.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flamurnokeria , cyrbemutsihania

              Mero , keta Jane pjesa e dukshme , uleritese e MAFIES ... Kush e vuri Duken ne ate karrike dhe kush e mban ?!?! A thua vjen nga bota magjikes e L. Boricit , P. Panos , M. Haxhiut , Q. Voglit dhe ne I biem me Qafe kot ?! Duhet te pyeten zancaushet e kohes , Ata e dine kete histori . Po batuten e E. Rames " Te fala Sandrit ! " e keni harruar ? Si gjithcka ne kete vend ( arsim , shendetesi , mediat , polici , dreqi dhe I biri , me perjashtim te DREJTESISE qe u shkare nga Dora ) edhe sporting ne dore te mafies eshte . Madje ne kete vend , sheqer e gelqere , edhe jeta jone ne dore te mafies eshte . Mos harroni se trudi I kesaj mizorie eshte vete Sali Berisha .

              Përgjigjjuni
              1. f
                fuck duka barkderri

                i vetmi shtet lulu ne bote ku ndeshjet per kampionat evropian dhe boteror, jepen me pagese extra ne tv, kokebarkderi duka dhe i vellai i tij ne politike 2 zvarranike qe s'kane punuar kurre ne jeten e tyre

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zancaushet

                  E lame pergjigjen , Mero ! Apo te vjen keq per keta syfet muterit qe nuk e nxierre ....

                  Përgjigjjuni
                  1. ?
                    ????

                    Rtsh paguan 1.2 Milion Euro per Kategorine Superiore, nje event qe ben FSHF ja jep Sandrit. Partneritet me dhune i thone kesaj, se ti jepte Sandri aq leke, e mbyllte neser kontraten…

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje