Richarlison i shkatërruar: Dua vetëm të qaj, të futem te një vrimë dhe mos të dilja më. Futboll i padrejtë

10 Dhjetor 2022, 09:49Sport TEMA

Richarlison i shkatërruar: Dua vetëm të qaj, të futem te

Brazili është jashtë Kupës së Botës në Katar. Kombetarja pese here fituese e Botes humbi nga Kroacia me penallti me rezultatin 4-2, pas barazimit 1-1 në shtesë dhe i dha lamtumirën ëndrrës për të fituar kampionatin e gjashtë… Rruga mbaroi ne cerekfinale!

Dhe ai që nuk e fshehu trishtimin e tij për eliminimin ishte Richarlison, një nga pikat kryesore të skuadrës së drejtuar nga Tite dhe autor i tri golave te bukur. Pas ndeshjes, ende mjaft i tronditur, sulmuesi i Tottenham u shfry.

“Gjithçka që duhet të bëj është të shkoj në dhomën e gjumit dhe te qaj shumë. Doja të hyja në një vrimë dhe të mos dilja me. Mbetet vetëm t’u kërkojmë falje familjarëve tanë që erdhën deri ne Katar… atyre që brohoritën nga Brazili. Më dhemb shumë ky eliminim”, u shpreh ai…

”Kjo këtu ishte pasuria më e madhe që kemi pasur, është Kupa e Botës, është vendi ku janë më të mëdhenjtë. Ne kishim një skuadër për të qenë kampionë, gjë që dhemb edhe më shumë. Nganjëherë futbolli është i padrejtë ndaj nesh, ne kemi dhënë jetën në fushë dhe për fat të keq kemi pesuar gol në fund, dhe ata kanë qenë më të mirë në penallti”, përfundoi ai.

Skuadra braziliane i thotë lamtumirë Botërorit 2022 me tri fitore, një barazim dhe një humbje. Richarlison e përfundon pjesëmarrjen në Botëror si golashënuesi më i mirë i skuadrës, me tre gola. Delegacioni do te largohet sot nga Doha.

1 Komente

  1. O
    Ortega

    JENI më të shkëlqyeshmit në BOTË. Festivalet e futbollit sjellin rezultate BINGO. Kroacia (respekt e tifozllëk kam pa masë se plasin shkiet e Beligradit) me 2 sulme dhe një krosim, por vendosmëri e gjakftohtësi unike meritoi lojën por jo reputacionin e fitimtarit të padiskutueshëm. Brazili ari i futbollit. Rrofshi yje!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje