Rrëfehet Vrioni: Shumë skuadra janë interesuar për mua, New England ekip i madh

21 Korrik 2022, 16:43Sport TEMA

Rrëfehet Vrioni: Shumë skuadra janë interesuar për mua, New

Giacomo Vrioni zgjodhi të transferohej në MLS amerikane. Sulmuesi shqiptar, pas një eksperience pozitive në Europë, e pa të arsyeshme të vazhdonte karrierën te New England Revolution.

Në një intervistë të dhënë për portalin 90min.com, Vrioni tregon përse bëri këtë zgjedhje, sakaq lë të hapur gjithçka për të ardhmen.

“Tani që jam këtu, do të përqendrohem të luaj këtu, të bëj të gjitha gjërat që më kërkon trajneri dhe do të përpiqem me siguri të ndihmoj ekipin dhe të shënoj gola sepse ky është qëllimi im.

Dua të mësoj shumë nga trajneri Bruce Arena sepse është shumë i mirë, ka stërvitur edhe Kombëtaren e Amerikës.

Unë e di se çfarë lloji trajneri kam. Jemi një ekip i madh, që luan futboll të mirë.

Kam pasur shumë skuadra që ishin të interesuara, por një telefonatë me trajnerin dhe thirrjet telefonike të tjera me njerëz që janë këtu, më dhanë shumë rehati. Pashë që ata besonin shumë te unë. Për të ardhmen nuk e di, dua të fokusohem këtu” – tha ai.

3 Komente

  1. a
    altin

    po ca flet ore a je ne terezi ,ne moshen qe ke ti duhet t eishe ne europe tani ku luhet futbolli tamam jo per pushime ne major league soccer .....te joshen parate didnt they you little shit ??/...

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      Trajnerin e ke te mire, pronarin e skuadres gjithashtu te mire, ne Boston e Masachusetts ke dhe komunitet te madh shqiptaresh qe mund te vijne te te shohin, keshtu qe s'te mungon gje. Duam fitorje sivjet. Bostoni eshte qyteti i kampioneve, te gjitha skuadrat e Bostonit kane fituar kupa, Patriots, Red Sox, Celtics, Bruins, vetem Revolution ka mbetur thate. Krafti do fitore para se te vdese.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dauti

        Ah mor Nik! Ky vjen ne Amerike sepse nuk e do njeri ne Europe. Shiko cmimin e shitjes sevtij. Djale i ri dhe cmimi 4 milione. U fol se kishte lene nam ne Austri. Futbolli amerikan njihet. Nuk ka nivelin e Europes. Ky ne Europe nuk do loze me. Me vjen keq se e mblodhi edhe kombetarja shqiptare.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje