“Sa shqiptar ndjehem? 8,5”, Silvinjo zbulon urimin e veçantë që mori nga Roberto Mancini

13 Tetor 2025, 17:08Sport TEMA
“Sa shqiptar ndjehem? 8,5”, Silvinjo zbulon urimin e

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka zbuluar një detaj interesant nga prapaskenat e fitores historike kundër Serbisë në Leskovac.

Gjatë konferencës për shtyp në prag të miqësores së nesërme ndaj Jordanisë në “Air Albania”, braziliani tregoi se ka marrë një urim të veçantë nga trajneri i njohur italian, Roberto Mancini.

Urimi më i bukur? Shumë komplimente dhe urime. Të gjitha të rëndësishme. Por 10 ditë më parë kam pasur bisedë telefonike me video, ishin bashkë edhe stafi afër me Roberto Mançinin. Pas ndeshjes me Serbinë më ka shkruar bravo Silvio ke bërë shumë mirë, por sigurisht të gjitha mesazhet janë të rëndësishme.

Sa e ndjeni veten shqiptar dhe a keni mesazh për tifozët? Pas kualifikimit në Europian, ndihesha 7. Pas kësaj fitore, ndihem 8 e gjysmë, gati 9. Në të dyja ndeshjet kemi bërë mirë, në fushë luhet futboll. Ndihem 8 e gjysmë shqiptar. Jam relativisht inteligjent. E kuptoj rëndësinë e ndeshjes, për tifozët dhe për të gjithë. Mesazh për 24 lojtarët, që mund të jetë secili në fushë apo pankinë. Unë nuk besoj në miqësore, mendoj për hapin tjetër që është i rëndësishëm dhe vjen në nëntor. Përsa i përket tifozëve, ta mbështesin Kombëtaren sepse lufton me zemër, gjak dhe shpirt. Mund të humbasësh, por asnjëherë nuk i ka munguar gjaku, shpirti dhe zemra. E dimë që nuk ka rrugë tjetër, përveçse të ecim përpara. Kërkojmë suportin e tifozëve.

 

1 Komente

  1. S
    Spordashesi

    Nese luhet me grinte gjithmone ,si ne kete ndeshje edhe mund t’ia dalim dhe të ruajmë vendin e dytë,apo dhe më tej.Por ajo qe na ka demtuar gjithmonë ka qenë pikerisht paqendruwshmeria,kur pas nje ndeshje te mirë,shfaqim dobsi te papranueshme ,se shfaqemi te tjetersuar dhe kjo vjen nga euforia,e cila na demton me shume se cdo gje tjeter. Ne nuk jemi Brazili,as Gjermania dhe nuk pretendojmë përtej mundësive,përtej asaj që jemi,por tē paktën të çfaqemi në fushë si me Serbinë,me dinjitet,duke luajtur fort e me grintë,paçka rezultatit qe ne futboll dihet,se ka te papritura dhe s’mund te fitosh gjithmone ,sikur edhe kampion bote te jesh dhe historia tregon plot. Edhe ne jemi pjese e kesaj historie,se mundëm psh ne 2004 Greqinë qe dy muaj me pare ishte shpallur kampione europe,se mundëm ne kualifikueset europiane te France 2016 Portugaline ne shtepi 0:1,kur ajo u shpall kampione e Europes. Keshtu eshte futbolli,prandaj eshte i bukur dhe prandaj duhet qe çdo ndeshje ta luajme fort e me grinte,deri ne fund te gares pa u dorzuar asnjehere dhe keshtu te krijojme nje aspekt te fizionomise se lojes tone që është dhe në adn e shqiptarit,karakteri,perveç lojes kolektike qe na ka mbajtur ketu deri tani.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje