Sa shumë ndryshime, Sylvinho vendos për formacionin ndaj Lihtenshtejnit: Broja titullar

3 Qershor 2024, 18:58Sport TEMA
Sa shumë ndryshime, Sylvinho vendos për formacionin ndaj

Zbulohet formacioni që trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë në miqësoren me Liechtensteinin.

Armando Broja, sikurse të gjithë prisnin, do të jetë në majë të sulmit, i mbështetur nga krahët nga Asani dhe Arbër Hoxha. Është pikërisht sulmuesi i krahut të majtë risia në këtë formacion.

Në mesfushë janë Asllani, Gjasula dhe Bajrami, ndërsa në mbrojtje, nga e djathta është Balliu, në qendër Ismajli-Ajeti dhe në të majtë Mitaj.

Titullar i portës, Etrit Berisha. 

1 Komente

  1. M
    Mihal Kristo

    Me pak kujdes vemi ne 16 te me temirat!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje