Kërkon fanellën e titullarit në EURO 2024, Marash Kumbulla "sms" para miqësores me Lihtenshtejnin

3 Qershor 2024, 16:30Sport TEMA
Kërkon fanellën e titullarit në EURO 2024, Marash Kumbulla

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme testin e parë miqësor të muajit qershor. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të përballen me Lihtenshtejnin. Sfida që do të zhvillohet në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari, do të startojë në orën 20:00.

Atmosfera në kampin kuqezi është mjaft pozitive. Lojtarët kanë besimin se do ta nisin me fitore këtë fazë përgatitore. “Djemtë” e Sylvinhos duken më të karikuar se kurrë dhe gati për të dhënë gjithçka në fushë pa marrë parasysh nëse është miqësore apo ndeshje zyrtare.

Diçka të tillë e përcjell edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla me anë të një postimi në Instagram. Kumbulla mban lart moralin e kuqezinjve, duke i “karikuar” akoma më shumë ata.

“Jemi gati për miqësoren e parë të fazës përgatitore dhe për të nisur së bashku këtë rrugëtim. Forca Shqipëri”, shkruan Marash Kumbulla.

1 Komente

  1. C
    Cccc

    Do te startoje?????Po ndaloj se lexuari deri sa te mesoni shqip.Rocka gazetare se na shpifet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje