Babai i Uzunit 'thumbon' Seferin e Asanin, publikon statistikat: Myrto i 7-ti në Europë, jo në Arabi e Azi

3 Qershor 2024, 11:01Sport TEMA

Lënia jashtë liste e Myrto Uzuni shkaktoi jo pak debat në opinionin publik. Emri i sulmuesit të Granadas ishte mes mungesave të mëdha si Cikalleshi apo Bare duke surprizuar të gjithë.

Babai i Myrtos, Artan Uzuni, ka thyer heshtjen me anë të një komenti në Facebook ku zbulon fakte me anë të statistikave personale të Uzunit i cili është i 7-ti në Europë për ndihmën në anën defansive.

“Ky është Uzuni që nuk mbron prapa. I 7-ti në Top 5 ligat më të forta të Europës dhe jo në ligat e Arabisë apo të Azisë. Respekte për ju, jeta vazhdon. I urojmë suksese Kombëtares, Shqipëria mbi të gjitha”, shkruan ai.

Me këto statistika, ai hedh poshtë teorinë se Uzuni u la jashtë për zgjedhje taktike, duke qenë se Seferi preferohet për shkak të ndihmës që i sjell Mitajt në mbrojtje. E megjithatë, tregohet ‘gentleman’ duke lënë gjithçka pas e duke i uruar më të mirën kuqezinjve në aventurën europiane.

Babai i Uzunit 'thumbon' Seferin e Asanin, publikon statistikat: Myrto

2 Komente

  1. e
    e verteta

    Po sa gola ka shenuar me Kombetaren o Tani? Kur shkon para portes biri yt i dridhen gjunjet me ekipin kombetar.Eshte i talentuar por Europjani do kellqe.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berati yne!

      Babai i Uzunit duhet t'a dije sakte se djali i tij ka luajtur ndeshjet e fundit ne Spanje duke bere inxheksione sepse ka qene i demtuar! Kete e ka pranuar edhe vete ai! Atehere si mund te merret ne kombetare nje futbollist i demtuar kur ka te tjere te shendoshe fizikisht?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje