"Sa ziliqarë jeni ndaj Haaland, pritni të shënojë çdo ndeshje nga 3 gola?!"

26 Tetor 2023, 12:01Sport TEMA
"Sa ziliqarë jeni ndaj Haaland, pritni të shënojë

Pep Guardiola u shfaq përpara medieve i lumtur për suksesin 1-3 që skuadra e tij arriti në Zvicër kundër Young Boys. Ndërkohë që reagoi edhe në lidhje me kritikat ndaj Erling Haaland, autori i një dygolëshi në duelin e Champions League.

Paraqitje e jashtëzakonshme, në çdo drejtim. Luajtëm realisht një ndeshje shumë të mirë. Tani ka mbetur pak për t’u kualifikuar, dhe kjo është e mjaftueshme për ne.

Ndeshja na harxhoi energji përpara derbit? Kur fiton 3-1 energjia është gjithmonë pozitive”, deklaroi tekniku spanjoll. Skuadra e të cilit do të sfidojë United të dielën në kampionat. Në derbin e zjarrtë të Manchesterit në “Old Trafford”.

Guardiola ka një koment edhe për Erling Haaland, autor i 11 golave këtë sezon mes Premier dhe Champions League.

Kur dikush shënon 50 gola të gjithë duan që ai të vazhdojë të shënojë aq shumë… Është vetëm zili ndaj tij, ai e bëri më parë, do ta bëjë përsëri me ne dhe do ta bëjë edhe më vonë.

Të gjithë mendojnë se mund të shënojë 3 gola për ndeshje, por Erling ka numra kampionësh dhe do të vazhdojë të shënojë gola pafund”, theksoi trajneri i Cityt.

Skuadër me të cilën fitoi tripletën sezonin e kaluar, arritje unike që klubi britanik nuk e kishte realizuar kurrë më parë.

1 Komente

  1. k
    ktij Ufo-s a'ja shikojme dot surratin

    po na qelbni Futbolln me te tilla qenie as njeri as bestie

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje