
Dritan Shakohoxha, thotë se ka ardhur koha që kombëtaren e Shqipërisë ta drejtojë një trajner shqiptar, pas dështimeve të shumta me trajnerët e huaj.
“Nga ajo mbrëmje Shqipëria nuk ka më trajner, nuk është Edy Reja. Çdo trajner shqiptar mund të jetë më i mirë se Reja, duke filluar nga Mirel Josa, apo Ilir Daja. Të gjithë po i vijnë rrotull Besnik Hasit, por edhe Alban Bushi mendoj se do ta bënte më mirë këtë punë”, tha Shakohoxha në studion e Ditarit në A2 CNN.
"Edy Reja-n e largoi stadiumi. Është histori dështimi, sepse nuk është zgjedhur një trajner për të drejtuar skuadrën për aftësitë e trajnimit, por është zgjedhur dikush që ka pasur një emër të madh, por pjesa më e madhe e tyre nuk ka pasur lidhje me ekipet kombëtare.
Ky trajner ka pasur karrierë shumë të mirë, me emër shumë të madh, por e mori drejtimin e Shqipërisë sepse ka qenë i mirë, jo sepse ishte i aftë për këtë punë. Edhe ai vetë e kishte harruar se ishte i aftë akoma për ta bërë këtë punë”.
I pyetur për debatin e hapur së fundmi nga mediat italiane, për mosaktivizimin e Kristjan Asllanit, Shakohoxha tha:
“Reja ka bërë aq shumë gjëra jo të mira në ekipin kombëtar, sa t’i shtojmë edhe këtë besoj unë. Janë besoj dyshime, por nuk besoj të jetë e vërtetë, që Rejën ta marrin në telefon dhe t’i thonë që të mos luajë një futbollist. Sepse në fund fare, për Rejën, gjëja më e rëndësishme është vetë karriera e tij. Dhe nëse ai e mendonte se nuk do ta fitonte dot ndeshjen nëse s’do të kishte Asllanin, dyshoj shumë se do të sakrifikonte Asllanin, sidomos për Interin, që nuk e lidh asgjë”.
ateher e mori lumi kombetaren,fillojn e bejn 11 kto koqet gazetaret
O Shakahoxha ti je një kokë tul. Analfabet,e ke mbaruar gjimnazin me katra,me MIK(komunistin babën). Sa për tranjer shqiptar, ta them unë një rast. Këtu në Europë ku jetoj ka ardhur tranjeri shqiptar dhe unë e kam shoqëruar sa ishte këtu. Gjëja e parë që më pyeti ishte: se ku do gjejmë fatura taksie për rrugë të largëta. Hoteli ishte në qendër,unë ja gjeta. Ku të nxirrte lekun,e kishte mëndjen. Tranjeri(Reja)është i mir. Por këta sharlatanët(lojtarët) janë kot fare.
Siç e ka drejtuar ekipin kombetar Edy Reja mund ta drejtojner ma hezitim 12 000 tifoza te kombetares. Ku jane pretendimet e angazhimet e tij se do zeme vendin e pare e minimumi te dytin?E pata thene ne nje koment te ndeshjes se pare qe ne nuk do mund te marrim asnje pike dhe kjo u be realitet sepse ekpi yne luajti shume dobet dhe pa nje taktike,kjo per merite te ketij traineri qe vetem ekip nuk di te drejtoje.Nuk jam dakort qe ky vend bosh per drejtimin e kombetares te zevendosohet po nga dilitante ku begraundi i tyre le shume per te deshiruar.Sa per Rean ndoshta ai nuk e ka kuptuar akoma qe eshte diskretituar duke mos na perfaqesuar denjesisht me drejtimin e tij prej mediokri si trainier.Bashke me trainierin aty duhet te filloje edhe çmontimi i asaj loje te felliqur pa nje kjaartesi ne mbrojtje ku portieri le shume per te deshiruar pasi qe aty fillon loja sot e deri tek mbrojtja qe nuk di te beje pasimet gjate lojes ,pa folur ketu per mesin e fushes qe nuk dijne te pasojen topin e shkurtere e jo me ate te gjate. Pas ketij turpi futbollistik duhet te shkulet nga rrenjet ky ekip dhe le te fillohet gjithçka nga e para,perse jo pa emra te medhenj qe nuk dhane asgje por me futbolliste qe kane deshire te luajne dhe te na perfaqesojne denjesisht,pavaresisht rezultatit por ama te luhet futboll siç luajne sot te gjitha ekipet e ku mund te marrim shembull ne ekipin e Kosoves ku edhe pse humbe ky ekip le mbresa per nje futboll modern e dinjitoz ku pas kesaj vjen edhe rezultati pozitiv. Nuk besoj se Armando Duka do te na sjelle ndonje pensionist tjeter Italian qe nuk shkon as ne stadium .
Koketul? Kaq bute? Eshte loqe e rren mendja se eshte i mencur.Reja e paska fajin per te gjitha sepse para Rejes ne shkonim rregullisht ne evropian boteror apo ligen e kombeve.E vetmja klauzole qe nuk e favorizon kete trajner eshte mosha per te tjerat nuk ke cfare te thuash shkolla italiane e trajningut eshte me rezultativja ne bote qe ne na pershtatet sepse per te luajtur ndryshe do mendere te forte qe ne gjenetikisht se kemi.Sipas ketij Reja spaska haberin sepse nuk kishte skuader kur mori kombetaren tone dmth si specie vecante qe jemi eshte e veshtire me na trajnu.Ah more bole qe sje i vetmi ky vend mori fund kur njerez si puna jote mbushen ekranet tona duke dhene mend per gjithcka per sport politike kulture dhe plot e plot te tjera.
Kjo nuk demokraci,traineri nuk zgjidhet me vota nga poplli .nuk e di se ci ben delirantet shqiptare te mendonin se izraeli dhe islanda dy vende me mireqenie me te larta se shqipot te mos jene ne gjendje te luajne futboll e do te ishin te lehta per tu mundur .te kesh 11 futbolliste te mire nuk do te thote se do kesh patjeter skuader te forte .keta djem e takojne njeri tjetrin 2-3 ne vit 3-4 dite para ndeshjes e veshtire te krijojne kohezion .Po s’ke te tjere se futbolli vendas eshte akoma me keq .
Ja gjynahet e Rejas. Nuk formoi grupin. Kombetarja u kthye si skuader zbori, ose tufe dhish. Kombetraja nuk eshte per te provuar lojtare. Ai qe thirret ne kombetare, ben kariere, eshte studiuar si futbollist. Ne kombetaren tone, vijne futbolliste, luajne 2 ose 3 ndeshje dhe nuk grumbullohen me. Gjermania apo Franca, edhe kur luajne ndaj skuadrave te dobeta, qofte dhe miqesore, luajne me titullaret dhe nuk provojne me shume se 2 ose 3 futbolliste te rinj. Dikur luanim me Mingen Kolen si sulmues dhe Mucen pas tyre. Nuk kishte sulmues te tjere Shqiperia? Kishte, por eshte trajneri ai qe vendos, qe perzgjedh. Te tjere sulmues dhe futbolliste qe meritojne te luajne ne kombetare, mbesin jashte. Mua nuk me vinte mire qe Bajaziti nuk grumbullohej rregullisht ne kombetare, atehere isha i ri, por sot i jap te drejte trajnereve, sepse trajneri do te ruaj grupin, nuk mund te ndante Mingen nga Kola. Barazimi me Islanden, nuk eshte eshte pergjegjesi e Rejas, pasi ato mundesi kishte, ndeshjen e kishte pergatitur mire, rastet i patem. Dy gabimet me te medha te Rejas. Nuk formoi grupin, as ne mendjen e tij, nuk e kishte te qarte formacionin. Skuadra duhet te jete grup, qe te kete fryme, angazhim, ndryshe, nuk luajne lojtaret. Lojtari jeton me ndeshjen e radhes, frymezohet dhe mezi pret diten e ndeshjes. Si do frymezohet kur nuk e ka te qarte eshte apo jo ne formacion? Gabim tjeter, eshte skema. Skema 3 - 5 - 2 , e lodh skuadren, favorizon skuadrat e medha, humbet fantazia ne mesfushe, per shkak te perqendrimit te madh te lojtareve. Me kete skeme, Hysaj nuk kishte vend ne formacion, pasi ne fazen sulmuese, ka lojtare te tjere qe bejne me mire. Me 4 mbrojtes, Hysaj ne vendin e vet dhe para tij Balliu ose Rroshi. Keto jane zgjidhje. Reja, si puna e saj lopes qe mbush enen me qumesht dhe ne fund e derdh. Reja, ja ka lene skuadren gati trajnerit tjeter, dhe une kam besim, se do te kemi rezultate shume te mira me trajnerin tjeter. Ne keto momente, jam per trajner shqiptar, pasi i huaji, nuk ka kohe, do te filloje nga eksperimentet, ose mund te rikthehet De Biazi qe e njeh skuadren.
Reja dhe Duka duhet te zbatojne ate parimin e lashte shqiptar :Kaqe dita kaqe thadhe mbaje melo se ta lashe.keta te mencmit qe jane hazerxhevap e i dine te gjitha kur punen e ben dikush tjeter le te dalin e te na tregojne si benet .