
Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 me Islandën në stadiumin “Air Albania”, për sfidën e fundit në Nations League.
Vendi i fundit në grup dhe kontenstimi i tifozëve ka bërë që në opinion të kërkohet largimi i trajnerit Edy Reja. Italiani ka kontratë deri në nëntor 2022 me kuqezinjtë, teksa duket se është larg të qenit drejt një rinovimi.
Fatin e tij në duar e ka presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Me fushatën e Nations League që ishte një katastrofë për kuqezinjtë, tanimë në plan kanë dalë edhe tre zëvendësuesit e mundshëm për Rejan.
I pari është ish-drejtuesi i ekipeve kombëtare shqiptare, Giancarlo Camolese. 61 vjeçari ëshë një njohje e vjetër dhe dashuria për trajnerët nga Italia mund të vijojë. Emri i dytë që është në listë është ai i Besnik Hasit.
Ish-lojtari i Kombëtares është aktualisht “i papunë”, teksa mbylli marsin e këtij viti angazhimin me Al Ahli.
Një rikthim i De Biasit nuk përjashtohet, me trajnerin që dërgoi Shqipërinë në fazën finale të Euro 16 në Francë.
Lini një Përgjigje