Në vend të përrallës "Ali Baba me 40 hajdutë"

28 Shtator 2022, 13:36Sport TEMA

Në vend të përrallës "Ali Baba me 40 hajdutë"

Nga Eduard Prodani

Rreth 10-11 vite me pare per Shqiperine filloi nje ere e re ne futboll. Per merite padyshim te trajnerit DeBiasi, ekipet kombetare te Shqiperise hapen dyert per shume djem te talentuar qe po “mbinin” ne kampionatet e Europes. Perveç djemve te Kosoves shume prej te cileve kishim vite qe i mohonim, ne horizont u shfaqen edhe ata te emigracionit nga Shqiperia tashme te rritur dhe trajnuar ne vend elite te futbollit Europian. Me kujtohet qe ne neper media atehere kam thene i ngazelluar dhe sigurisht me naivitet qe futbolli shqiptar ka nje te ardhme te garantuar, sepse se paku 15-20 vitet e ardhshem ekipeve tona kombetare s’do t’i mungojne asnjehere lojtaret e talentuar dhe alternativat cilesore per çdo pozicion. 

Sidomos optimist ne ate kontekst te bente puna qe kishte filluar trajneri De Biasi. Jo sepse nuk kishim patur me pare trajnere profesionalisht cilesore. Perkundrazi. Por sepse ai fillloi te kristalizoje elementet e pare te nje shkolle shqiptare te futbollit kombetar te mbeshtetur dhe pershtatur sipas psikollogjise, tipollogjise se futbollisteve tane dhe karakteristikat e tjera te grupit dhe te individit shqiptar. Besoj qe opinioni nuk ka harruar se paku perpjekjet e tij per te krijuar frymen e nevojeshme ne skuader po edhe tek publiku shqiptar qe na mungon aqe shume sot. Gjeste te tilla si letrat e hapura, promovimi i “Xhamadani vija-vija” ne rolin e nje “himni” te vertete te kombetares dhe mjaft elemente te tjere te benin te mendoje se ai njeri kishte nje plan dhe per here te pare dikush ne FSHF e dinte se ç’po bente dhe se ku do shkonte futbolli kombetar.

Po nuk paska pas qene e thene qe endrra te vazhdonte. Me sa duket “Haxhi Qamilizmi” nuk paska qene vetem nje ngjarje e vetme ne historine tone por nje mallkim qe po ndjek kembe pas kembe. Dhe fati i keq e paska dashur qe “Haxhi Qamilet” te bejne fole edhe ne futboll. 

De Biasi duhet te ikte sepse guxoi te mendoje se suksesi i Europianit te Frances ishte i tij. Çfare mosmirenjohesi?! E hoqem qafe me marifet dhe u kthyem te bejme ajme “business as usual”. Perzgjodhem trajner te kombetares nje aspirant-trajner te cilit i dhame stolin e Shqiperise qe te perpiqej me tere forcat te behej trajner. 

Dhe ai ja doli qe ne shume pak kohe te zhbente çfare kishte bere “mosmirenjohesi” ne kater vjet dhe nisi menjehere nga puna “ndertimtare”. Per kete i dhame ne dispozicion tre, kater apo pese kompeticione (kush doli ti numeroje xhanem?!) te cilat i quajtem periudha testimi per ndertimin e skuadres se ardheshme. Kuptohet qe kjo mori disa vite kohe por ishte pjese e strategjise shume te “studjuar” te ndertimit te nje super skuadre, tip Milan i kohes Sachi. 

Dhe na erdhi shume çudi kur kuptuam qe aspiranti jo vetem qe nuk e mbante mend si ndertohej nje Milan tip Sachi po ai malukat nuk dinte as ç’te bente me copat e kombetares qe kishte ç’montuar. Atehere, ne filozofine e kenges “Dashurine e pare dhurova per te njohur nje njeri”, vendosem ta heqim qafe dhe te nisemi per nje fillim te ri, me nje strategji te re. Bom gabim o Bab. Milani tip Sachi nuk behet dot pa treshen hollandeze. Keshtu qe vendosem te synojme nje Napoli tip Reya. 

Dhe u nisem prape per udhe. Sakrifikuam prape disa vite dhe disa kompeticione. Ne po plakemi po femijet tane do te gezojne nje ekip kombetar fantastik. Sepse kesaj radhe nuk ka shans qe trajneri te kete harruar si behet nje Napoli tip Reya. Jo per gje, po sepse e kemi zgjedhur qe ai te jete vete i madhi Reya. Ne fakt ca njerez disi te ditur te tipit Fergusin apo Wenger qe u plaken si Reya ne futboll kane thene qe te ndertosh nje ekip kombetar eshte krejt pune tjeter nga ajo e te ndertuarit te nje ekipi klubi dhe nuk pranuan kurre oferta per skuadra kombetare. Po ne nuk e kishim lexuar ate liber. E ku na lene punet te lexojme xhanem. 

Dhe per dreq ndodhi qe i madhi Reya u ngaterrua diku rruges dhe nuk arriti dot ne “kasabah”. Po ç’na bere keshtu?! Je dhe burre i vjeter! Po paske qene trajner koti pra! Ç’do bejme tani? Ndoshta edhe Napolin tip Reya s’e ndertojme dot. Nuk kemi lojtare te pergatitur. Mbase duhet te ndertojme nje Breschia tip Mazzone?! Si thua ti o Bab?! Pyesni nje here a eshte mire me shendet Mazzone?! Sa leke do me ardh te ne? Dhe historia vazhdon … 

Nuk mund te rrihet pa qeshur po ne fakt eshte per te qare. Eshte tashme e sigurte qe “Haxhi Qamilizmi” ne FSHF i humbi Shqiperise rastin e arte qe nderkohe te kishte ndertuar nje skuader se paku te rangut te mesem, me profil te veçante, qe ta donim dhe mbeshtesnim ne humbje e fitore. Po kjo nuk eshte me e keqja. Une kam frike se 10 vjeçari qe shkoi nuk i vjen me Shqiperise. Ai ishte momenti i arte i Shqiperise ne futboll. Ate fryme e ngrine tek e preken me gishta te pista dhe ndoshta s’do te mund ta rikthejme me kurre. Kam frike se tani e tutje do shohim thjesht nje rutine me lojtare qe vijne dhe ikin, me ulje ngritje sipas rastit dhe aq, jo me shume. 

Gjynah dhe turp! Per te ditur çfare eshte “Haxhi Qamilizmi” nuk ka nevoje te shkoni ne muze. Shkoni ne FSHF.

2 Komente

    1. M
      Martin

      Te lumte pena, je i madh o Bab,

      Lini një Përgjigje