Kush janë të rinjtë?

28 Shtator 2022, 10:23Sport TEMA

Kush janë të rinjtë?

Nga Petrit Osmani

Situata e fundit me ekipin kombëtar, përvec fushës së gjelbërt shpërfaqi edhe një anë tjetër. Më shumë sesa grinta, angazhimi, renditja taktike, me gjysmë zëri u akuzuan "të rinjtë". Garda e vjetër, po i quaj kështu lojtarët që e kanë bërë Kombetaren "banim rezident" pavarësisht formës, pavarësisht ekipit ku luajnë dhe nëse luajnë apo jo, në prononcimet për shtyp këtë javë kanë hedhur dyshime tek angazhimi i të prurjeve të reja në ekip.

"Të rinjtë nuk e ndjejnë fanellën e Kombëtares sikur ne" tha njëri, "Të rinjtë nuk po përshtaten aq mirë..." tha tjetri.

Pyetja retorike që lind në këto raste është: Kush janë të rinjtë? Kombëtarja, edhe në të kaluarën e ka treguar se prurjet e reja i ka me pikatore, dhe paçka se rezultatet kanë munguar nuk ka treguar guxim për një transformim rrënjësor.

Në dy ndeshjet e fundit janë ftuar lojtarë që kanë shumë ndeshje mbi supe me ekipin kombëtar, përjashto 2 - 3 emra që edhe ashtu me vështirësi ju jepet rasti.

Dyshoj se mos të ishte presioni publik ndoshta as per futbollistin e Chelseat (Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë në histori të saj lojtarë nga Premier liga) nuk do të kishte hapësira, pasi besimi tek "të vjetrit" është kthyer tashmë në një rit.

Futbolli është një lojë e paparashikuar, është shumë e natyrshme që rezultatet jo gjithnjë mund të kënaqin apetitet e tifozëve, por të hedhësh baltë mbi "të rinjtë" kur ke mbi supe mbi 50 ndeshje me ekipin kombëtar, dhe suksesi maksimal ka qenë fitorja ndaj Luksemburgut 1-0 është e pandershme.

Ashtu siç është e pandershme edhe kritika për mos-përshtatje të të rinjëve që për mirëpritje kanë pasur përbuzjen dhe akuzat se nuk po përshtaten.

Hapni rrugë, reflektoni, lshoni rradhën pasi "yjet e vjetra" nuk ndiçuan, t'i provojmë të rinjtë që edhe nëse nuk japin rendimentin e dëshiruar, nuk është se ikim largë "sukseseve" të të vjetërve.

1 Komente

  1. I
    Ish futbollisti

    Po pse mo Z.Petrit nuk i analizoni emer per emer lojtaret tane qe luajten dy ndeshjet e fundit? Te rinj dhe te vjeter ne kombetare. Jam dakord me ju qe faji nuk eshte vetem i "te rinjve", sepse fajtori kryesor ishte kapiteni Hysaj, Cikalleshi e te tjere, por edhe te rinj si Asllani qe ishte katastrofal si teknikisht, por mbi te gjitha nje lojtar 20 vjeçar pa grinte, pa karakter, pa pike agresiviteti. Kur do vrapoje ai per kombetaren kur te veje 30 vjeç? Nuk dua te flas per Mihen pastaj. Ne raport me Brojen nuk kane faj as te vjetrit ne kombetare as Edi Reja. Ai djale mund te jete talent, por sjellja e tij ne fushen e lojes eshte e papranueshme. Me Izraelin ai asistoi 0%. A thua se luan vetem. Ne kombetare duhet te mbizoteroje loja ne grup dhe kur Broja luan 100% vetem, te vjetrit apo traineri nuk mund ta gelltisin aq lehte. Heqim kapelen per Uzunin, Abrashin e ndonje tjeter qe gjithmone japin shpirtin per kombetaren. Pa harruar trainerin qe bashke me A. Duken duhet te shporren sa me shpejt.

    Lini një Përgjigje