Kombëtarja në pikiadë, ish-futbollisti Abazi: Tifozët duhen dëgjuar, të bëhen ndryshime deri te Duka

28 Shtator 2022, 13:04Sport TEMA

Kombëtarja në pikiadë, ish-futbollisti Abazi: Tifozët duhen

Eduart Abazi, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, thotë se tifozët patën të drejtë për mënyrën e reagimit pas barazimit me Islandën. Për ‘Report TV’ ish-mbrojtësi fillimisht tha se duhen një sërë ndryshimesh jo vetëm të trajnerit, por edhe të drejtuesve të federatës.

‘Trajneri ishte shumë i acaruar dhe mori të gjitha përgjegjësitë. Është moment shumë konfuz rreth kombëtares dhe publikut i interesojnë të bëhen ndryshime. Këto ndryshime duhet të ndodhin. FSHF dua ti kujtoj covidin kur lojrat ishin pa tifozë dhe të gjithë mendonin se futbolli nuk ka kuptim pa ato. Publikut i takon të marrë një vendimi drastik. Publiku në këto momente ka shumë forcë për të bërë ndryshime. Është një staf prej 20 vitesh shumë i lodhur. Tani duhet një grup pune nga jashtë për të ndryshuar situatën. E mira do ishte një dorëheqje me shumë kurajo të presidentit të FSHF-së Armando Duka dhe stafit të tij, pasi kanë 20 vjet dhe janë shumë të lodhur,’-u shpreh Abazi.

Ish-futbollisti i kombëtares në fund tha se nëse nuk punojnë me lojtarët vendas do jetë e pamundur për të arritur suksese.

‘Reja kishte shpjegim mungesat e shumta, por kur kombëtarja ka 50 futbollistë dhe nuk ka një plan B në rast mungesash atëherë do thotë se është e ç’kordinuar. FSHF ka dështuar në këto momente sepse cikli ka përfunduar. Në Shqipëri futbolli nuk ka barazi. Drita e fundit në tunel ishte dje me Islandën dhe ajo dritë u shua. Duhet një staf teknik tjetër dhe drejtuesit e FSHF duhet ta pranojnë përgjegjësinë. Kjo federatë është e mykur sepse ka bërë një punë shumë të keqe. Ata njerëz bëjnë qoka e marrin posta, por s’kanë asnjë shërbim ndaj futbollit shqiptar. Ne kemi shumë talente. Unë kam patur një bisedë të ndjerë me ish-presidentin e Kosovës Fadil Vokrri, të cilit i kam thënë ‘të lutem shumë mos lejo futbollistët e Kosovës të vijnë në kombëtaren shqiptare’. Pse? Që te kemi mundësi të punojmë me lojtarët tonë, sepse kemi shumë talente. Kemi ne ekipet e moshave trajnerë që janë të pakualifikuar,’-përfundoi Abazi.  

Lini një Përgjigje